26 Korrik, 2019

“Hiq qafe burrin tënd… dhe unë do të të them ty gjëra që kam në kokë, miliona, mori,” i shkroi Virginia Woolf dashnores së saj, poetes angleze Vita Sackville-West, në letrën e saj elegante të dashurisë në vitin 1927. Por kjo letër ishte paraprirë nga një tjetër, e dërguar nga Vita nga Milano më 21 janar të atij viti. E ndershme në mënyrë çarmatosëse, e shkruar me zemër dhe pa mbrojtje, ajo qëndron në një kontrast të bukur me prozën pasionante të Virginias:

“Unë jam bërë vetëm një gjë që Virginia dëshiron. Unë kompozova një letër shumë të bukur për ty në orët e makthit të natës pa gjumë, dhe gjithçka ka ikur: ti më mungon shumë, në një mënyrë të thjeshtë dhe të dëshpëruar njerëzore. Ti, me të gjitha letrat më të mençura se të mijat, nuk do të shkruash kurrë fraza të tilla kaq elementare; ndoshta ti as nuk do ta ndjesh këtë letër. Dhe megjithatë unë besoj ti do të jesh e mirëkuptueshme qoftë edhe përkohësisht. Sepse ti e vesh atë në një frazë kaq elegante sa ajo humbet pak nga realiteti i saj. Ndërsa me mua, çështja është goxha e prerë: ti më mungon mua edhe më shumë nga sa unë besoja se do të më mungoje; dhe unë isha e përgatitur shumë për mungesën tënde. Kështu që kjo letër është në të vërtetë vetëm një ulërimë dhimbjeje. Është e pabesueshme se sa e rëndësishme je bërë ti për mua. Unë supozoj se ti je e mësuar me njerëz që thonë gjëra të tilla. Mallkuar qofsh, krijesë shfrytëzuese; unë nuk të shtyj dot ty të më duash më shumë nëse lëshoj veten te ty në këtë mënyrë – por oh e dashura ime, unë nuk mund të shtirem si më e zgjuar apo e painteresuar me ty: unë të dua ty tepër shumë për diçka të tillë. Të dua shumë me të vërtetë. Ti nuk ke idenë se sa e painteresuar unë mund të tregohem ndaj njerëzve që nuk i dua. E kam perfeksionuar këtë si një art i bukur. Por ti ke thyer mbrojtjet e mija. Dhe mua nuk më vjen keq fare për këtë.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>