1 Tetor, 2020

Disa libra interesantë erdhën në tregun shqiptar të librit gjatë muajit shtator. Kjo është një  përmbledhje e të rejave nga bota e librit.

Foto ilustruese

Shtëpia Botuese BERK hyri për herë të parë në tregun shqiptar si një botues jokonvencional, me një mjedis që shërben njëkohësisht si zyrë dhe si mjedis i përbashkët pune me të tjerët apo si një librari në Tiranë. Libri i saj i parë, Dekalogu i një lagjeje tiranase me autorin misterioz Krymin, është po aq i pazakontë. Libri është një rrëfenjë mbi një rrugicë të Tiranës dhe jetët e banorëve të saj. Është diçka e rrallë në Shqipëri që të flitet për jetët e njerëzve të zakonshëm, në një vend ku autorët, botuesit dhe përkthyesit janë vazhdimisht të shqetësuar kryesisht për gjëra madhore.

Që nga çasti që ky libër mbërriti në librari, stafi i Shtëpisë së Librit ndjeu se është një nga ato lloj librash që duhet të qëndrojnë gjithmonë në bibliotekë. Për më shumë lexoni blogun: https://bit.ly/3jmHyPz ose porositeni këtu: https://bit.ly/3l3fUaH

Shkrimtarja Flutura Açka solli librin Biri, një hulumtim mbi zinë si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës. Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende “materie” prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet?

Librin mund ta porosisni këtu: https://bit.ly/36m3ë1u

Shkrimtari çeko-francez Milan Kundera erdhi në shqip me romanin Valsi i lamtumirës i përkthyer nga Saverina Pasho.

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme.

Librin mund ta porosisni këtu: https://bit.ly/3cPI2LS

Një nga klasikët e letërsisë amerikane 12 vjet skllav, një histori e vërtetë tradhtie, rrëmbimi dhe skllavërimi nga Solomon Northup, vjen për herë të parë në shqip nga shtëpia botuese Argeta me përkthim të Zef Shalës. Libri është rrëfimi i një njeriu të lirë afroamerikan i cili u rrëmbye në Uashington DC dhe u shit si skllav, në Nju Orlins për të përjetuar dymbëdhjetë vite torturë dhe makth deri sa arriti të shpëtojë. I botuar fillimisht në vitin 1853, ose tetë vjet para fillimit të Luftës Civile Amerikane që solli fundin e skllavërisë në SHBA, libri u bë një faktor i rëndësishëm në përpjekjen e aktivistëve për abolicionizmin e skllavërisë në atë kohë si dhe një film në vitin 2013, i cili riktheu edhe një herë me forcë debatin mbi marrëdhëniet mes shumicës së bardhë dhe minoritetit afro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Librin mund ta porosisni këtu: https://bit.ly/2ScëA3e

Botimet Bota Shqiptare sollën në shqip librin Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit nga gazetarja amerikane Mary Jordan. Mbështetur në intervista me më tepër se njëqind njerëz në pesë shtete të ndryshme, na skicon një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë. Edhe pse imazhi i saj publik është ai i një gruaje të ftohtë që qëndron mbi lojërat politike të Uashingtonit, pas skenës Melania Trampi nuk është vetëm pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Tramp, por në disa vendime kyçe, ajo ka qenë këshilltarja e tij e vetme më me ndikim.

Librin mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/34ikfjJ

Një nga librat më të mirë të letërsisë mbi misterin e krimit, Një lojë me orarin e udhëtimeve nga Seicho Matsumoto rivjen në shqip nga shtëpia botuese Dy Lindje dhe Dy perëndime.

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.

Librin mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/3jk4UVX

Katalogu jonë pasurohet çdo ditë me libra të rinj por edhe me libra të vjetër. Ne ju rekomandojmë të vizitoni shtepiaelibrit.com si dhe blogun tonë për librin dhe artin në shtepiaelibrit.com/blog

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>