29 Qershor, 2020

Ky është buletini i Shtëpisë së Librit mbi botimet e reja që dolën në librari gjatë muajit të fundit.

Unë e di pse këndon zogu në kafaz nga Maya Angelou

Maya Angelou, amerikania simbol i aktivizmit, erdhi me librin Unë e di pse këndon zogu në kafaz, libri i dytë i serisë së saj të autobiografisë së letrarizuar. Angelou ka sjellë në vëmendjen e të gjithë botës jetën e zezakëve të zakonshëm të jugut të Shteteve të Bashkuara duke treguar një forcë të jashtëzakonshme karakteri përballë vështirësive të tilla që do të kishin mjaftuar për të thyer shumicën prej nesh.

Unë e di pse këndon zogu në kafaz është i pari nga të shtatë librat autobiografikë të Angelou dhe është botuar fillimisht në vitin 1969. Ky libër u soll në shqip nga Parid Tefericci. Angelou erdhi për herë të parë në shqip vitin e kaluar me librin Mami, unë dhe mami i cili është libri i shtatë i serisë së saj.

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, 326 faqe, 1000 lekë

Letrat për Milenën, Franc Kafka

Me shqipërimin e Urim Nergutit, Franc Kafka vjen në shqip me Letrat për Milenën. Letrat nisin si një seri shkëmbimesh profesionale mes shkrimtarit dhe përkthyeses së tij çeke, 23 vjeçares Milena Jesenská, një grua karizmatike që ishte e para që zbuloi gjenialitetin e tij kompleks. Por Letrat u kthyen shpejt në letra dashurie pasiononte dhe sot konsiderohen si zbuluesit më të mëdhenj të Kafkës dhe të Jesenskës.

Botimet Pema, 309 faqe, 1200 lekë

Dekameroni, Xhovani Bokaçio

Shkrimtari i Rilindjes italiane Xhovani Bokaçio rivjen në shqip pas një periudhe të gjatë, në një moment shumë të përshtatshëm, për të na rikujtuar se si u përballën njerëzit e Mesjetës me një situatë epidemike. Te Dekameroni, shtatë vajza dhe tre djem tregojnë rrëfenja nga jeta e vet ndërsa janë të izoluar në një vilë jashtë Firences për t’i shpëtuar Vdekjes së Zezë, epidemisë më të tmerrshme që ka njohur bota, së paku për aq sa ne dimë nga historia. Rëfenjat e dashurisë te Dekameroni variojnë nga erotikja e tragjikja.

Botimet Toena 639 faqe, 1500 lekë

Qen kashte, John Gray

Filozofi bashkëkohor britanik John Gray vjen në shqip me librin Qen Kashte. Ky libër konsiderohet si një vepër radikale në filozofi e cila sfidon supozimet tona plot lajlelule mbi çfarë do të thotë të jesh njerëzor. John Gray eksploron atë se si mund të jetë bota dhe jeta njerëzore pasi humanizmi të jetë braktisur përfundimisht.

Botimet Pika pa Sipërfaqe 240 faqe, 800 lekë

Mjeshtra të vjetër, Thomas Bernhard

Shkrimtari austriak Thomas Bernhard (1931-1989) vjen në shqip me romanin Mjeshtra të vjetër, një komedi.

Vendosur në Vienë në një ditë rreth vitit 1985, kur libri i botua, ai rrëfen jetën dhe opinionet e një “filozofi muzikor”. Kjo është gjithashtu edhe një rrëfejë shumë e këndshme mbi miqësinë mes dy burrave të moshuar.

Botimet Aleph 204 faqe, 900 lekë.

Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur, Peter Handke

Shkrimtari kontrovers austriak Peter Handke erdhi në shqip me romanin e tij të tretë, Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur. Romani është një meditim mbi konfliktin e një burri me veten dhe rrugëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konflikti.

Handke fitoi Çmimin Nobel në vitin 2019 duke shkaktuar protesta të mëdha në të gjithë botën, për shkak se, përveç të qenit shkrimtar, ai njihet edhe si një mbështetës i kasapit të Ballkanit. Slobodan Milosheviç. Botimet Aleph 192 f. 900 lekë

Botohet libri “Origjinat e pronës, pushtetit dhe pasurisë në Shqipërinë postkomuniste” nga Profesor Artan Fuga

Libri përpiqet të tregojë e argumentojë me fakte dhe ide e argumente sesi u krijua modeli ekonomik, politik dhe shoqëror i Shqipërisë së sotme, dhe si ka evoluar ai.

Sipas profesor Fugës, “Ideja është të kuptojmë pastaj se çfarë ka ndodhur këto dhjetë vitet e fundit, si vazhdë e devijimeve që nisin nga vitet ’90, për të parë qartë rrënjët e krizës institucionale, politike, ekonomike të sotme.”

Libri ka dy vëllime dhe vjen me paketim special. Çmimi: 1500 lekë.

Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev

Producenti televiviz britanik Peter Pomerantsev është referenca kryesore e kohës sonë sa i përket teknikave të propagandës dhe dizinformimit që përdoren nga autokratët e shekullit të njëzet e një për shtypjen e popujve. Libri i tij i parë, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, u botua nga Shtëpia e Librit në qershor 2020. Libri përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara nga diktatorët e shekullit të njëzet e një për të ruajtur pushtetin e vet. Ky është edhe botimi më i rëndësishëm i Shtëpisë së Librit për vitin 2020.

F. 318. Çmimi: 1000 lekë

Tre romane të Martin Camajt në një vëllim

Romanet Djella, Karpa dhe Rrathë nga Martin Camaj u botuan në një vëllim të vetëm me kopertinë të trashë. F.780, Çmimi: 3,000 lekë. Lexo më shumë:

Ndër botime të tjera të reja mund të përmendim:

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar nga Ana Premoli

Të vdekurit, Christian Krachk 191 f. 1,000 lekë

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Copyright 2020 Shtepiaelibrit.com.com All rights reserved. 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>