17 Qershor, 2020

Pa Titull. Philip Guston 1980

Në këtë tablo të Philip Guston të realizuar në vitin 1980 duket se beteja e Sizifit me kotësinë ka marrë fund. Shkëmbi, të cilin Sizifi ka për detyrë ta ngrejë sërish dhe sërish, është rokullisur mbi të (dallohet gjurma e tij në sipërfaqen e shkëmbit). Mesazhi duket se është pesimist: ne jemi të zënë në një pafundësi detyrash të kota dhe pastaj vdesim.

Por mesazhi nuk është thjeshtë pesimist. 

Guston, një piktor i ekspresionizmit abstrakt realizoi nga fundi i jetës së tij tablo me kontekst politik pasi kishte pikturuar abstraksionizëm për dekada. 

Ndryshimi i tij në art ndodhi në vitin 1968 kur ai u distancua nga abstraksionizmi për t’u marrë me më shumë art mbi jetën reale.

Ai tha: “Çfarë lloji njeriu mund të isha unë nëse rrija në shtëpi, lexoja revista, shpërtheja në zemërim për çdo gjë përreth nesh dhe pastaj, shkoja në studio dhe përshtasja në një tablo një të kuqe me një blu?”

Tabloja me temë nga miti i Sizifit mban titullin Pa Titull. Ajo u realizua pak para se autori të vdiste. 

Lexo më shumë mbi Mitin e Sizifit (link në anglisht)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>