nga Admin

12 Gusht, 2018

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here librat dhe autorët që kemi përzgjedhur janë të një karakteri disi më psikologjik dhe filozofik, por gjithësesi praktikë dhe konkret për jetën.

Duke filluar nga Inteligjenca emocionale nga David Goleman.

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman. 404 f. 1400 lekë
Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman. 404 f. 1400 lekë

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na shpjegon ne se ka më shumë rëndësi aftësia jonë për të vepruar në kushtet e emocioneve, për të marrë vendime ndërsa na rreh zemra dhe jo aftësia për të llogaritur përmendësh sa bëjnë 257*1234. Mund ta gjeni këtu

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.

Mikesha, Simone de Beauvoir

Jetojmë në një epokë moderne. Jo të gjithë ne jemi dakord por disa çifte zgjedhin t’i japin liri njëri-tjetrit. Kjo është një praktikë që, sido që ngjan joshëse, përbën një ndryshim drastik në sjelljen njerëzore. Simone de Beauvoir u përball me një dilemë të tillë ekzistenciale, të cilën e shtjelloi në detaje në romanin Mikesha. (L’Invitée 1943;) përshkruan shkatërrimin e padukshëm të marrëdhënies së një çifti nga qëndrimi i gjatë i një vajze të re në shtëpinë e tyre; ajo trajton gjithashtu edhe problemin e vështirë të marrëdhënies së ndërgjegjes me “tjetrin” ku ndërgjegjja e gjithësecilit është në vetvete një predator ndaj tjetrit.

Mikesha disponohet gjithashtu në gjuhën angleze She Came to Stay.

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

rruga-ne-te-cilen-rralle-shkohet-scott-peckAutori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të medha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë,por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Skot Pek-un, por dhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të tjerëve.

  • ky liber duket interesant qe nga titulli dhe lere me nga brenda eshte nje sukses i vertet bravo dhe urime

  • Shume bukur, por kesaj liste do duhej ti shtoheshte trilogjia e dale carnegie psikologjia e suksesit 1,2,3

  • pershenddetje…ju deshiroj pune te mbare motra dhe vellezer..ketu ne …une i bashkohem pararedsve…dhe kemi nevoj te madhe me lexua shqip ne ..ketu me na mundesua libra elektronike.
    paqi fat.

  • Kam nje pyetje… E di njeri a eshte i perkthyer ne gjuhen Shqipe libri “The Noticer” nga autori Andy Andrews?

  • S’pari ju përshëndes shum, gjithashtu i pershendes shum edhe pronaret e kti Webi. Më t’vertet bëni një pun shum shum të mir. Atëher po kaloj në tem, n’fakt un kam nevoj për n’dimen e juve këtu, n’doshta nuk më lejohet që këtu të bëj kët pytje ama më duhet kuptimi i kësaj fjale ”MEDIOKRITET” n’doshta për qdo njëri ësht shum e let kjo fjali për tu kuptuar, ama un spe kuptoj, n’doshta arsyeja pse jam larg vendit tim, nuk e kuptoj kët fjali. Prandaj nga ju kërkoj t’ma sqaroj dikush kët fjali thjesht, gjersisht dhe kuptushem.

    Ju lutem më dergoni kuptimin e kesaj fjalije në kët imell [email protected]. Ju faleminderit

  • Ju faleminderit ju, gjithashtu…dhe nëse do t’ju duhet diçka e kësaj natyre, ju lutem mos ngurroni të më “shqetësoni”, është kënaqësi për mua.

  • Të nderuar miq të librit!

    Duke ju falënderuar për faqen shumë të vlefshme, ju sugjeroj që titulli i faqes duhet:

    “Të mësosh të jetosh:Libra psikologjikë, filozofikë dhe praktikë”; pra, bëhet fjalë për numrin shumës!

    Ju faleminderit!

  • jeni te mrekullueshem qdo her gezohem kur shoh mesazhin nga ju nga se e hapni nje dritare te dituris ne mua andaj vazhdoni njeherit ju uroj vitin e ri 2011 dhe ju uroj shendet e suksese te vazhdueshme ne punen tuaj njeherit ju falenderoj gezuar vitin e ri 2011 .

  • pershendetje, me pelqejne librat ne pergjithesi, por ndjehem rehat me librat psikologjik. Faleminderit, paci fat.

  • pershendetje…..me liber mund te mesosh ta shohesh boten ne nje kendveshtrim tjeter, me te thelle. me liber meson se cdo gje e ka nje vend te lire per nje koment te fundit. libri eshte kulture, pasuri, dije e vlere. dashurojeni librin, adhurojeni, shijojeni.

  • Përshëndetje dhe urime!
    Natyrisht që libri është thesar i çmuar për çdo njeri, është ushqim për shpirtin. Ne kur ishim në shkollë fillore na jepnin dhe fletë-lavdërimi si “Miku i vogël i librit”. Kush lexonte sa më shumë libra dhe i komentonte me shokët, merrte dhe një sadisfaksion shpirtëror. Por në shoqërinë e sotme moderne, nuk ka vlerë gjendja shpirtërore apo më mirë “shëndeti” i shpirtit. Sot gjithkush rend pas parasë.Gjithçka është shndërruar në mall. Gjithçka shitet e blihet. Edhe njeriu vetë.

  • Ju adhuroj qe dhe ju po me kaq shume shpirt e adhuroni letersine, ajo per mua eshte vertet gjithcka.. Te meson sinqerisht ne cdo fushe patjeter gjithcka qe te duhet per te nesermen…

  • jeni me te miret ju qe kujtoheni te shkruani edhe per tema te tilla,vertet kemi nevoj,ju pershendes vazhdoni keshtu

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >