nga Admin

14 Maj, 2018

Libri i besimeve fetare, vështrim historiko – filozofik

Më poshtë po paraqesim një listë të titujve më të rinj të mbërritur në librarinë tonë:

  1. Libri i besimeve fetare, vështrim historiko – filozofik

A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/6079-libri-i-besimeve-fetare.html

2. Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet.

Larg meje, Gayle Forman

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6129-larg-meje-gayle-forman.html

3. Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t’u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/thriller/6130-nen-uje-paula-hawkins.html

4. Beti, tregime të zgjedhura

Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si “fëmijë të Çehovit”.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6131-beti-tregime-te-zgjedhura.html

5. Hulumtime mbi veprën e át Gjergj Fishtës, Blerina Suta

Një pjesë e kërkimeve për jetën dhe veprën e Fishtës, kryer nëpër arkiva të Kroacisë, Bosnjës dhe Romës, u botuan në formë të dhënash anësore në ndihmë të botimit të veprës studimore për eposin e Gj. Fishtës (2007), dhe një pjesë tjetër u botua ndër vite, në formë artikujsh të shkurtër në periodikë divulgativë apo shkencorë.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/studime-letrare/6135-hulumtime-mbi-vepren-e-at-gjergj-fishtes-blerina-suta.html

6. Armëpushimi, Mario Benedetti

Martin Santome, 49-vjeçar i ve, babai i tre fëmijëve të rritur, është në prag të pensionit kur bie në dashuri me Laura Aveljanedën, kolege 24-vjeçare. Më në fund, pas një jete të mundimshme, duket sikur gjërat nisin të marrin rrugë të mbarë për Santomenë, i cili sheh mundësinë e një lumturie të vonuar.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6117-armepushimi-mario-benedetti.html

7. Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Shqipja pat tërhequr vëmendjen e interesin e shumë dijetarëve të Europës para tij, por studimet shqiptare ishin për ta një fushë anësore: Jokli iu kushtua kryekrejt studimit të shqipes për 35 vjet rresht, që në rini e gjer në vdekje.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/studime-albanologjike/6118-studime-permbi-etimologjine-dhe-fjaleformimin-e-shqipes-norbert-jokl.html

8. Aventurat e Maks Çapkënit, heroi që kyçet në dollap, Rachel Renée Russell

Maks Çapkëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën “South Ridge”. Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ia vlejnë, por ka edhe një problem të pashmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah, sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë!

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/per-femije-8-14-vjec/6122-aventurat-e-maks-capkenit-heroi-qe-kycet-ne-dollap-rachel-renee-russell-vol-1.html

9. Mbreti i fëmijëve të botës, Janusz Korczak

Në kohën kur isha sa fëmija i këtij romani, dëshiroja ta bëja vetë gjithçka që është shkruar aty. Por më pas e kam harruar dhe tani jam plak. Nuk kam as kohë, as fuqi për të ndërmarrë luftëra, apo të shkoj te kanibalët. Ndërkohë, unë po jua tregoj këtë histori sepse më i rëndësishëm për mua ka qenë momenti kur unë realisht dëshiroja të isha mbret dhe jo koha kur kam shkruar bëmat e mbretit Matius.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/klasiket-per-femijet/6126-mbreti-i-femijeve-te-botes-janusz-korczak.html

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>