Agron Tufa cilësohet si një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptarë pas viteve 90′. Në librarinë tonë mund të gjeni disa titujt të këtij shkrimtari si më poshtë:
Te “Mërkuna e Zezë”, Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t’u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç’duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?
Shiko më tepër: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/romane/5802-merkuna-e-zeze-agron-tufa.html
2. Gurit të varrit ia rrëfej
Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
Shiko më tepër: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/romane/4488-gurit-te-varrit-ia-rrefej-agron-tufa.html
3. Dueli
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Shiko më tepër: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/romane/5055-dueli-agron-tufa.html
4. Kafsha apo fantazma
Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri.
Nuk rrojmë si hije këtij dheu
Ndonëse hije kthehemi. Herëdokur…
Prej së tanës nuk vjdes vetëm pjesa,
Ai substrat fluid që shumëzohet me spore
N’eterin hakërryes të një kujtese përndjekëse.
Shiko më tepër: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/poezi/5056-kafsha-apo-fantazma-agron-tufa.html