4 Qershor, 2020

Shtetet e Bashkuara janë vendi që po përjetojnë sot trazira të shumta shoqërore. Aktivistët e të drejtave të njeriut po protestojnë ndaj brutalitetit policor, shënjestrimit të padrejtë që u bëhet minorancës afro-amerikane dhe fuqizimit të supermacistëve të bardhë. Letërsia amerikane është marrë gjerësisht me problemin e marrëdhënieve racore në SHBA. Këtu po ju japim disa libra që lidhen me këtë problem.

Të vrasësh zogun përqeshës nga Harper Lee

Shkrimtarja amerikane Harper Lee publikoi kryeveprën e saj Të vrasësh zogun përqeshës në vitin 1960 dhe fitoi çmimin e famshëm Pulitzer një vit më vonë. Libri trajton temat e përdhunimit dhe pabarazisë racore dhe pavarësisht temave të forta, është i mirënjohur për humorin e vet të ngrohtë. Babai i rrëfimtarit në roman, Atikus Flinç, ka shërbyer si hero moral për shumë lexues dhe si model për avokatët e ndershëm që nga ajo kohë. [Linku i librit]

Mami, unë dhe mami nga Maya Angelou

Aktivistja amerikane Maya Angelou sjell në këtë letërsi autobiografike fëmijërinë e saj dhe marrëdhënien me të ëmën në San Franciskon e viteve 1940. Jeta e një familjeje zezakësh dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët, përfshirë një ngjarje të tmerrshme përdhunimi paraqiten nga Angelou në këtë libër të botuar për herë të parë në vitin 2013. [Linku i librit]

Bashkë me erën nga Margaret Mitchell

Një sagë kryevepër nga jugu i Amerikës në periudhën para, gjatë dhe pas Luftës Civile, Bashkë me erën, i njohur në veçanti për shkak të filmit me të njëjtin titull të vitit 1939, është një libër që trajton temat e dashurisë fiksuese dhe vuajtjeve të luftës por edhe për marrëdhëniet mes skllavëpronarëve dhe skllevërve dhe që njëkohësisht është kritikuar që prej të gjitha kohërave si një libër që justifikon skllavërinë dhe e trajton këtë marrëdhënie si diçka njerëzore. Mitchell është sjellë në shqip në dy vëllime (i) (ii)

Kasollja e xha Tomit, Herriet Bisher-Stou

Kryevepra klasike e letërsisë amerikane në lidhje me marrëdhëniet racore është sjellë në shqip nga Sterio Spase shumë dekada më parë por është prej shumë vitesh jashtë botimi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>