4 Qershor, 2020

“Si qytetarë kemi nevojë për një konceptim sa më konvergjent për shoqërinë ku jetojmë! Përndryshe, kurrë nuk do të merremi dot vesh me njëri-tjetrin!” – Artan FUGA

Porosite ketu

Shtëpia botuese PAPIRUS publikoi librin Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare)” me autor Akademik Artan Fuga. Libri doli nga shtypshkronja më 4 qershor 2020.

Autori vjen me një punë studimore prej më shumë se dy dekadash lidhur me këtë temë. Ai na rrëfen në një këndvështrim shkencor atë që ka ndodhur në Shqipëri që pas rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot.

Botimi përbëhet nga dy vëllime të veçuar, të vendosur në një pako të përbashkët, i pari është “Shoqëria Periferike”, i dyti është “Shoqëria Piramidale” që sipas autorit përfaqësojnë dy epokat e historisë së këtyre tri dekadave ku e para ka përgatitur të dytën.

Botimi u drejtohet një lexuesi të gjerë, studentëve në shkencat sociale dhe humane, të rinjve që duan të njohin rrugët e thepisura, shpesh herë honet nga po kalon shoqëria shqiptare deri sa kemi mbërritur këtu, gazetarëve për të njohur rrënjët në të sotmen e të shkuarën të aktualitetit, elektoratit të gjerë për një kuptim sa më të qartë të politikave të ndjekura, brezave që ishin veprues në këtë kohë prej tri dekadash dhe që duan të shohin gjurmët që kanë lënë në histori, të gjithë atyre që dëshirojnë të kenë një pamje tërësore të politikës, ekonomisë, drejtësisë, shtetit, institucioneve shqiptare nga fundi i shekullit të kaluar deri në ditët tona!

Profesori i filozofisë dhe i shkencave të komunikimit është gjithashtu një aktivist i angazhuar në beteja të shumta, nga debati për modelin e financimit të arsimit të lartë në vend te beteja për të mbrojtur lirinë e shprehjes nga tentativa e qeverisë aktuale për të krijuar një regjim censure apo te beteja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike të qytetit të Tiranës në rastin e debatit mbi godinat e Teatrit Kombëtar.

Profesor Fuga mund të ndiqet në rrjetin social Facebook [kliko këtu].

Botimi ka vëllime ku çdo vëllim kushton 1200 lekë por të dy vëllimet bashkë kanë ccmimin promocional prej 1500 lekësh për të gjitha kopjet e printuara në tirazhin e parë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>