18 Gusht, 2019

Një rus i arratisur nga Rusia për shkak të revolucionit bolshevik duke humbur pronën e familjes atje, Nabokovi gjeti pasuri me romanet e tij amerikane, por vendosi të mos blejë shtëpi, ndërsa deklaroi se lidhja e tij kryesore është me “pronën letrare”.

Author Vladimir Nabokov writing in a notebook on the bed. (Photo by Carl Mydans/The LIFE Picture Collection/Getty Images)

Vladimir Nabokov, (1899-1977) ishte shkrimtar dhe kritik amerikan i lindur në Rusi, i cili konsiderohet si më i famshmi mes shkrimtarëve emigrantë të pas-1917. Ai shkroi si në rusisht ashtu edhe në angloshy dhe punët e tij më të mira, përfshirë Lolitën (1955), paraqesin efekte letrare me stil dhe të ngatërruara.

Nabokovi lindi në një familje aristokratësh. Babai i tij ishte udhëheqës i partisë liberale Konstitucionaliste Demokratike (Kadets) në Rusi dhe ishte autor i shumë librave mbi të drejtën penale dhe politikën.

Në vitin 1922, familja u vendos në Berlin por babai i Nabokov u vra nga një reaksionar i krahut të djathtë ndërsa po mbronte një njeri tjetër gjatë një takimi publik; megjithëse djali i tij shkrimtar deklaroi se në artin e tij kjo ngjarje nuk pati ndikim, tema e vrasjes gabimisht u shfaq shumë në romanet e Nabokovit.

Afeksioni i madh i Nabokovit me të atin dhe me  mjedisin në të cilin u rrit është evident në autobiografinë e tij Flit, Kujtime (1967).

Nabokovi publikoi dy përmbledhje me poezi (Poema) 1916 dhe Dy Shtigjet (1918), para se të largohej nga Rusia më 1919. Ai dhe familja e tij ikën në Angli dhe ai ndoqi Kolegjin e Trinisë, Kembrixh, me bursë të dhënë nga fëmijët e emigrantëve rusë të njohur.

Në Kembrixh ai studioi zoologji para se të kalonte te letërsia frënge dhe ruse; ai u diplomua i pari i klasës më 1922 ndërsa më pas shkroi se diplomimi i tij pothuajse pa lodhje fare ishte “një nga shumë pak mëkatet ‘utilitare’ të ndërgjegjes sime.”

Ndërsa ishte ende në Angli, ai vijoi të shkruajë poezi, më së shumti në rusisht, por edhe në anglisht dhe dy përmbledhje me poezi, The Cluster dhe The Empyrean Path, u shfaqën më 1923. Sipas opinionit të mëvonë të Nabokovit, këto poema ishin “të lustruara dhe sterile.”

Mes viteve 1922 dhe 1940 Nabokovi jetoi në Gjermani dhe Francë dhe, ndërsa vijonte të shkruante poezi, eksperimentoi me drama dhe madje bashkëpunoi për disa skenare filmash, të cilat nuk u realizuan. Një dramë me pesë akte e shkruar në vitet 1923-24, Tragediya gospodina Morna (Tragjedia e Z. Morn), u publikua pas vdekjes, fillimisht më 1997 në gazetën letrare ruse dhe pastaj më 2008 si një libër më vete. Në vitin 1925 ai vendosi se proza ishte zhanri i tij kryesor. Romani i tij i parë, Mashenka u botua më 1926; ai ishte dukshëm autobiografik dhe përmban përshkrime të romancës së parë serioze të Nabokovit si dhe të pronës familjare të Nakobokëve, të cilat janë përshkruar gjithashtu edhe te Speak, Memory (Flit, Kujtime). Nabokovi nuk u mbështet më shumë te eksperienca e tij personale si në këto raste deri sa mbërriti te romani i tij Pnini, (1957) i cili flet për një profesor emigrant rus në Shtetet e Bashkuara. Ky është një personazh i mbështetur deri në një farë mase te eksperiencat e atij vetë në mësimdhënie (1948-58) të letërsisë ruse dhe europiane në Universitetin e Kornellit, Itaka, Nju Jork.

Romani i tij i dytë, King, Queen, Knave (Mbreti, Mbretëresha, Batakçiu), i cili u botua më 1928, shënoi një kthesë në një formë shumë stilistike që u bë karakteristikë për artin e tij më pas. Romani i tij i shahut, The Defense (Mbrojtja), pasoi dy vjet më vonë dhe pastaj i dha atij famë si shkrimtari më i mirë mes emigrantëve rusë. Në pesë vitet që pasuan ai realizoi katër romane dhe një novelë. Nga këto, Despair (Dëshpërimi) dhe Invitation to a Beheading (Ftesë për Ndëshkim) ishin punët e tij të para me rëndësi, të cilat i bënë hije emrit të tij në famën e mëvonë.

Gjatë viteve të tij të emigrimit Europian, Nabokovi jetoi në një gjendje të lumtur dhe të vazhdueshme gjysmëvarfërie. Të gjitha romanet e tij në rusisht u publikuan në edicione të vogla në Berlin dhe Paris. Dy romanet e tij të para patën përkthime në gjermanisht dhe paratë e marra nga to ai i përdori në ekspedita për kapje fluturash (ai me kalimin e viteve publikoi 18 artikuj shkencorë mbi entomologjinë).

Por deri sa mbërriti i shumëshituri i tij, Lolita, asnjë libër nga ato që ai shkroi në rusisht apo anglisht nuk gjeneroi më shumë se pak qindra dollarë. Gjatë periudhës në të cilën ai shkroi tetë romanet e tij të para, ai e nxori jetesën në Berlin dhe më pas në Paris, duke dhënë leksione tenisi, rusishteje dhe anglishteje dhe me raste duke luajtur role dytësore nëpër filma (tani të harruar). Gruaja e tij, ish Véra Evseyevna Slonim, me të cilën ai u martua më 1925, punonte si përkthyese. Nga koha e humbjes së shtëpisë së tij në Rusi, lidhja e vetme e Nabokovit ishte ajo që ai e përkufizoi si “prona joreale” e kujtimeve dhe artit. Ai nuk mbeu kurrë një shtëpi dhe zgjodhi të jetojë në shtëpi me qira nga profesorë të tjerë që gjendeshin me leje krijimi. Edhe pasi paraja e madhe mbërriti te ai me suksesin e Lolitës dhe me interesimin që u krijua prej Lolitës mbi veprat e mëparshme të tij, Nabokovi dhe familja e tij (ai dhe gruaja patën një djalë, Dmitrin) zgjodhën për të jetuar (nga viti 1959) në një hotel të vjetëruar por fisnik në Zvicër.

Tema kryesore e romaneve të Nabokovit është para së gjithash vetë problemi i artit i paraqitur në maskime të ndryshme figurative. Kështu, Mbrojtja duket sikur është mbi shahun, Despair (Dëshpërimi) është mbi vrasjen ndërsa Ftesë për Ndëshkim është një histori politike, por që të trija këto vepra përbëjnë deklarata mbi artin dhe kjo është qendrore në të kuptuarit të librit si një i tërë. E njëjta gjë mund të thuhet për pjesët teatrale të tij , Sobytiye (“Ngjarja”), publikuar më 1938 published in 1938, ddhe The Waltz Invention (Shpikja e Valtzit). Problemi i artit shfaqet sërish në romanin e tij më të mirë në rusisht The Gift (Dhurata), historia e zhvillimit të një artisti të ri në botën e Berlinit të Pasluftës së Parë Botërore. Ky roman, me mbështetjen që bëri në parodinë letrare, ishte një pikë kthese: përdorimi më serioz i parodisë më vonë u bë një mjet kyç në artin e Nabokovit.

Romanet e para të Nabokovit në anglisht, The Real Life of Sebastian Knight (Jeta e Vërtetë e Sebastjan Knajt) (1941) dhe Bend Sinister (1947), nuk renditen në të njëjtin rang me veprat e tij më të mira në rusisht. Gjithsesi Pale Fire (Zjarr i Zbehtë), një roman që përbëhet nga një poemë e gjatë dhe një komentar mbi të nga një pedant letrar i çmendur, vijon dhe plotëson mjeshtërinë e Nabokovit te strukturat jotradicionale, fillimisht shfaqur te romanet Dhurata dhe Solus Rex, një roman në rusisht që filloi si serial në vitin 1940 por që nuk u plotësua kurrë.

Lolita (1955) me antiheroin e saj, Humbert Humbert, i cili është i ngërthyer nga një dëshirë mbytëse për një vajzë shumë të vogël, është një tjetër alegori e hollë e Nabokovit: dashuria e ekzaminuar nën dritën e asaj që duket se është e kundërta e saj, shthurrja. Ada (1969), romani i shtatëmbëdhjetë dhe më i gjati i Nabokovit, është një parodi në formën e një kronike familjare. Të gjitha temat e tij të mëparshme futen në lojë në këtë roman dhe për shkak se vepra është një përzjerje e rusishtes, frëngjishtes dhe anglishtes, ajo është edhe vepra e tij më e vështirë.

Lexo më shumë:

Çfarë cilësish ka një lexues i përsosur? Ky është shpjegimi i Vladimir Nabokov

Leximi është një proces që kryhet me “shqisën” e drithërimave të shtyllës kurrizore...

Kuriozitet: Teoria e Nabokov mbi evolucionin e fluturave vërtetohet

A e dini se Nabokov përveç shkrimtarit bënte edhe punën e mbarështuesit të lepidopterisë në Muzeun e Zoologjisë Krahasuese pranë Universitetit të Harvardit? Lexo më shumë:

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>