19 Gusht, 2019

“Jeta nuk është ajo që ti ke jetuar, por ajo që ti mban mend dhe si e mban mend në mënyrë që ta ritregosh atë.”

Portali më i mirë për të njohur psikikën e një njeriu është biblioteka e librave të tij të preferuar – këto tulla themelore të ndërtesës së ideve, të cilat ne i përdorim për të krijuar shtëpinë e shpirtit tonë dhe që shprehin personin tonë dhe vlerat tona. Kjo bibliotekë librash të pëlqyer është njëkohësisht robuste dhe e bollshme, e vogël, komode dhe vetëplotësuese.

Shkrimtari Gabriel Garcia Marquez në autobiografinë e tij Jeto për ta Treguar, ku ne mund të lexojmë historinë frymëzuese të fillesave jo shumë prej shkrimtari të Marquez – na jep edhe një listë të librave që ai i konsideron si më të rëndësishmet dhe më me ndikim në jetën e tij.

Këto janë librat:

Mali Magjik  – Tomas Man – është romani voluminoz i shkrimtarit gjerman që sipas Marquez, kërkoi ndërhyrjen e rektorit për të na ndaluar ne të kalonim të gjithë natën zgjuar, në pritje që Hans Kastorp dhe Klavdia Shoshat të putheshin. Ose tensioni i rrallë i të gjithë ne që qëndronim të ulur në krevatët tonë që të mos humbisnim asnjë fjalë nga duelet e çrregullta filozofike mes Naftës dhe shokut të tij Setembrinit. Leximi atë natë vijoi për më shumë se një orë dhe u festua në fjetore me një duartrokitje të gjatë.

Njeriu me Maskë prej Hekuri – Aleksandër Dyma. Një libër që flet për misterin e një të burgosuri me maskë, identiteti i të cilit nuk njihet në histori por që i ka dhënë mundësi shkrimtarëve të imagjinojnë një botë intrigash politike mesjetare.

Uliksi – james Joyce.

Thotë Marquez: “Një ditë, Jorge Álvaro Espinosa, një student i drejtësisë që më pati mësuar si të lundroj në Bibël dhe më pati bërë të mësoj përmendësh emrat e plotë të shokëve të Xhobit, vendosi një libër të bukur në tryezën para meje dhe deklaroi me zërin e tij autoritar si prej peshkopi:

“Kjo është Bibla tjetër.”

Rrëfen Marquez: Natyrisht ai ishte Uliksi i Xhejms Xhojsit, të cilin unë e lexova me copa dhe pjesë me fillim dhe mbarim deri sa humba të gjithë durimin. Ishte një lexim i parakohshëm. Vite më vonë, si një i rritur, unë i vendosa vetes detyrën për ta lexuar atë sërish dhe në mënyrë serioze, dhe vetëm pas kësaj zbulova potën e sinqert që nuk pata menduar kurrë se ekzistonte brenda meje, por që ofroi edhe një ndihmë të paçmuar taknike në çlirimin tim gjuhësor dhe në menaxhimin e kohës dhe strukturave në librat e mi.

Unë kuptova se leximi i Uliksit në moshën 20 vjeçare dhe pak më vonë i Bujë dhe Furi (The Sound and the Fury ), përkthyer në shqip edhe si Këlthitja dhe Mllefi të Uilliam Folkner (William Faulkner) ishin trimëri të parakohshme dhe pa një të ardhme dhe kështu vendosa t’i lexoj që të dyja me një sy më të paanshëm. Në praktikë, shumë nga ajo që dukej si pedante apo hermetike në te Xhojsi dhe Folkneri m’u zbulua me një bukuri dhe thjeshtësi tmerruese.

Ndërsa Jam Shtrirë Duke Vdekur (As I Lie Dying) nga William Faulkner

The Wild Palms nga William Faulkner

Edipi Mbret (Oedipus Rex) nga Sofokliu

Rrëfen Marquez: “[Shkrimtari] Gustavo [Ibarra Merlano] më solli mua një sistemin rigoroz të ideve të mija të hapërdara, si dhe gjallëri në zemrën time, gjëra për të cilat kisha shumë nevojë. Dhe e gjithë kjo erdhi me dashamirësi të madhe dhe karakter të hekurt.

Leximet e tij ishin të gjata dhe të larmishme, por të ushqyera nga një dituri e madhe e intelektualëve katolikë të kohës së tij, mbi të cilët unë nuk kisha dëgjuar kurrë asgjë. Ai dinte gjithçka që dikush duhet të dijë mbi poezinë, në veçanti mbi klasikët grekë dhe latinë, të cilat i lexonte në origjinal… Unë gjeta mbresëlënës faktin se përveç të pasurit të kaq shumë virtyteve intelektuale dhe civile, ai notonte si një kampion olimpik dhe kishte një fizik të stërvitur prej kampioni. Ajo që e shqetësonte atë më shumë ishte neveria ime e rrezikshme për klasikët grekë dhe romakë, të cilët mua më dukeshin të mërzitshëm dhe të pavlefshëm, me përjashtim të Odiseas, të cilin e kisha lexuar dhe rilexuar me copëza dhe copa shumë herë në lice. Dhe kështu para se ne t’i thoshim mirupafshim njëri-tjetrit, ai gjeti një libër të lidhur me lëkurë nga biblioteka dhe ma dha mua me një dozë solemniteti. “Ti mund të bëhesh një shkrimtar i mirë,” tha ai, “por ti nuk do të bëhesh kurrë një shkrimtar shumë i mirë nëse nuk ke një njohuri të mirë të klasikëve grekë.” Libri ishte vepra e plotë e Sofokliut. Nga ai çast e më pas, Gustavo ishte një nga fillesat e mija më vendimtare në jetë, sepse Edipi Mbret zbuloi veten si vepra e parë perfekte për t’u lexuar.

Shtëpia e Shtatë Çative (ebook falas në anglisht) nga Nathaniel Hawthorne

Rrëfen Marquez: [Gustavo Ibarra] më huazoi mua Shtëpia e Shtatë Çative të Nathaniel Haëthorne, gjë që më la shenjë për të gjithë jetën. Sëbashku ne u përpoqëm për një teori të fatalitetit të nostalgjisë dhe ecejakeve të Uliksit të Odiseas, ku ne u bëmë të humbur dhe nuk gjetëm kurrë rrugën e daljes. Një gjysmë shekulli më vonë unë e zbulova rrugëdaljen te një tekst i mrekullueshëm nga Milan Kundera.

Kasollja e Xha Tomit (ebook falas në anglisht) aktualisht jashtë botimi në Shqip nga Harriet Beecher Stoëe

Mobidik nga Herman Melville

Fëmijë dhe Dashnorë (Sons and Lovers) ebook falas në anglisht, nga D.H. Laërence ose e gjeni në shqip këtu

Përralla Arabe: Njëmijë e një net (në shqip janë sjellë nga Mustafa Greblleshi dhe gjenden këtu)

Rrëfen Marquez: Unë madje guxova të mendoj se mrekullitë që unë hasa te Sherazadja me të vërtetë ndodhën çdo ditë të jetës së saj, ndërsa ndaluan së ndodhuri për shkak të burracakësisë realiste dhe mosbesimit të gjeneratave të mëvona. Në të njëjtën temë, dukej e pamundur që ndokush nga koha jonë do të besojë sërish se ti mund të fluturosh mbi qytete dhe male me një qilim, apo që një skllav nga Kartagjena e Indive mund të jetojë dyqind vjet në një shishe si ndëshkim, përveçse nëse autori i rrëfenjës i bën lexuesit e tij ta besojnë.

Metamorfoza nga Franz Kafka.

Rrëfen Marquez: Unë kurrë më pas nuk fjeta me qetësinë e mëparshme. Ky libër përcaktoi një drejtim të ri në jetën time që nga rreshti i parë, gjë që është ende sot një nga mjetet më madhështore të letërsisë botërore: “Ndërsa Gregor Samsa u zgjua një mëngjes nga ëndrra të këqija, ai e gjeti veten të transformuar në krevatin e tij në një insekt gjigand.” Unë kuptova se nuk ishte e nevojshme për të demonstruar fakte: është e mjaftueshme që autori të ketë shkruar diçka që është e vërtetë, pa ndonjë provë tjetër veç fuqisë së talentit të tij dhe autoritetit të zërit të tij. Ky ishte Sherazadja nga e para, jo në botën e saj mijëvjeçare ku çdo gjë ishte e mundshme, por në një botë tjetër, të pakorrigjueshme ku çdo gjë ishte humbur sakaq. Kur unë mbarova së lexuari Metamorfozën, ndjeva një dëshirë të parezistueshme për të jetuar në atë parajsë të huaj.

Alef nga Jorge Luis Borges

Tregimet e Ernest Hemingëay

Point Counter Point nga  Aldous Huxley

Mbi njerëzit dhe minjtë nga John Steinbeck

Vilet e Zemërimit nga John Steinbeck

Tobaço Road nga Erskine Caldwell

Stories nga Katherine Mansfield

Manhattan Transfer  nga John Dos Passos

Portrait of Jennie nga Robert Nathan

Orlando nga Virginia Ëoolf

Zonja Dallouei (Dalloway) nga Virginia Ëoolf

Rrëfen Marquez: Ishte hera e parë kur dëgjova emrin e Virginia Ëoolf, të cilën [Gustavo Ibarra] e quante Zonja Plakë Ujk, si ishte eshte Zotëria i Vjetër Faulkner (Faulkner është emri i profesionit të stërvitësit të skifterëve). Mrekullimi im e frymëzoi atë deri në delir. Ai kapi pirgun me librat që më kishte treguar si të parapëlqyerit e tij dhe m’i vuri në duar.

“Mos ji idiot,” tha ai, “merri këto të gjitha dhe pasi të përfundosh së lexuari, ne do të vijmë t’i marrim pavarësish se ku mund të jesh ti.”

Për mua ato ishin një thesar i paimagjinueshëm të cilët nuk desha t’i rrezikoja edhe pse nuk kisha asnjë vrimë ku mund t’i ruaja. Në fund ai u dorëzua dhe më dha mua versionin në spanjisht të Zonjws Dallëay të Virginia Woolf, me parashikimin e panegociueshëm se unë do ta mësoja atë përmendësh.

Unë ika në shtëpi me zemrën e dikujt që sapo ka zbuluar botën.

A e dini se fillesat e Marquez si shkrimtar ishin shumë modeste? Në vitin 1967, i shqetësuar mbi shitjet e pakta të romanit të tij Njëqind vjet vetmi, i cili më pas u konsiderua një kryevepër, ai ngatërroi aritminë e shkaktuar nga ankthi për një atak kardiak. Lexo më shumë: Si u bë Njëqind vjet vetmi një roman klasik

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>