15 Gusht, 2019

Në të shumëshiturin ndërkombëtar, Princesha, historia e vërtetë pas ferexhesë në Arabinë Saudite, shkrimtarja e njohur Jean Sasson filloi një seri mbresëlënëse librash. Tani, ky udhëtim imponues vijon ndërsa ne ndjekim fatin e jetës plot trazira të Princeshës, të miqve dhe familjes së saj.

Por, natyrisht, ka një anë shumë më pak luksi dhe shumë më të errët në këtë seri tërheqëse dhe në këtë libër të fundit Princesha duke dalë nga errësira. Sasson dhe Princesha përqendrojnë vëmendjen e tyre te ajo se si, pavarësisht lajmit pozitiv mbi reformën e të drejtave civile, gratë saudite vijojnë të vuajnë abuzim psikologjik dhe fizik dhe kanë shumë pak mbrojtje ligjore për shkak të ligjeve arkaike të Mbrojtësit në këtë vend. Kështu, megjithëse kjo është një mbertëri në prag të një ndryshimi revolucionar – ndryshim i udhëhequr nga princi i ri i kurorës që është i etur të modernizojë vendin e tij – të drejtat e barabarta dhe mundësinë për të pasur një jetë të pavarur mbeten vetëm diçka më shumë se sa një ëndërr për gratë saudite.

Ndërsa Princesha pranon dhe mikpret reformat që janë në horizont, përmes rrefimeve të gëzimit dhe trishtimit, ne shohim se si ajo është e vendosur të vijojë luftën për të drejta të barabarta në këtë, mbretërinë e saj të dashur.

Princesha duke dalë nga errësira u botua në shqip në korrik 2019 me përkthimin e Grida Dumës.

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>