nga Admin

10 Korrik, 2009

Leximet e verës (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Leximet e verësNdërsa mendonim se çfarë titujsh mund t’ju sugjeronim për të lexuar gjatë kësaj vere, vendosëm të ndryshojmë për të sugjeruar një mënyrë tjetër, mbase më interesante për të gjithë.

Çështja është e thjeshtë! Në vend që ne t’ju sugjerojmë librat shqip që mund të lexoni, ju lëmë juve të na sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Fundja, në këtë kontekst politiko-social ku njerëzit nuk marrin gjithnjë atë që kërkojnë, ne i qëndrojmë bindjes se jeni ju ata që duhet të zgjidhni!

Pra edhe një herë, na sugjeroni librat shqip apo autorët në shqip që duhet të lexojmë gjatë verës dhe pse? (përgjigjet shkruajini te komentet poshtë këtij postimi)


  • Ju lutem, dua ta gjej librin Bija e mallkuar, nga autori francez, Emile Rhiebourg. nese dikush dij , iI Ju kisha falenderuar te me lajmerohet, ne [email protected]

    falenderoj. Xh. meta

    • Pershendetje,

      ju faleminderit per interesimin. Po librin e disponojme dhe mund t’ua dergojme ne adresen tuaj.

      Nese ju ndodheni ne Amerike, libri + posta = 16 dollare.

      Pagesen mund ta kryeni me karten tuaj te kreditit ose me PayPal. Gjithashtu, ju lutem na dergoni adresen tuaj te sakte postare.

      Mbetemi ne pritje te nje pergjigje nga ju.

  • Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por kisha veçuar pjesën që jetojnë në Shqipëri, të lexojnë më tepër Letërsi kombëtare nga periudha e Rilindjes, sepse mua më duket se kanë harruar se janë shqiptarë.

  • te dashur lexues te librave dashuria per te lexuar mund tiu shtohet duke lexuar librin e mrekullueshem merriyll nga viktor canosinaj ju do magjepseni nga bukuria e keti libri ju sugjeroj ta lexoni pasiqe tani po afrohen edhe pushimet dimrore dhe do mund te keni kohe. Per fund do ju thoja mos rreshtni se lexu sepse eshte kenaqesi dhe dituri jekohsisht.

  • Elementet e dashurise tek lidhjet e aferta jane te pershkruara nga Remarku sidomos tek “Tre Shoket” ne nje menyre teper te ndjeshme me fjalet embla ku perplasen dashuria e dhimbja dhe emocionet qe na sjellin duke i ndjere ato gjate leximit te librit, i cili nuk te hiqet nga dora.

  • Pershendetje Elvis dhe Gjergji

    Ju ruoj shume per kete nisem tuajen.
    shkrimtari im i preferuar eshte Remark dhe kam shume deshire qe ta rilexoj kete vere (po pata kohe)

    Ksha nje sygjerim:
    ne se keni mundesi te shtoni dhe libra ligjore, domethene kodet e rinovuara, ose dhe libra te tjere me permbajtje ligjore.

    Faleminderit

  • Une jam nje lexuese e regullt, qe i kam te gjithe librave te rinj te dale deri javen e fundit dhe qe i kam lexuar ato me kane pelqyer pothuajse te gjithe librat duke filluar nga klasiket deri tek librat Roze.

    Muzgu, Stephenie Meyer, Hena e re, Stephenie Meyer -Stephenie Meyler dhe mezi po pres te dali dhe libri tjeter i saj ” EKLIPSI”
    Librat e Johanna Lindsyt me kane pelqyer shume shpresoj te perkthehet ndonje tjeter kete sezon.

    • Pershendetje Irena, nisur nga sugjerimet e tua po mendojme qe te shtojme me urgjence edhe librat e Lindsey-t se realisht nuk kemi asnje per momentin. Faleminderit.

  • Edhe pse gjate veres eshte tradite te lexohen vepra te lehta “limonade” mendoj se per nje lexues te vertete dhe qe deshiron te zbuloje se si ndikon kultura dhe qyteterimet ne formimin e nje individi, por edhe qe eshte i pasionuar pas romaneve , per kete vere do t’i sugjeroja “Stambollin” e Orhan Pamuk-t.
    Nje veper ne te cilen permblidhet arti, historia, gjeografia, psikologjia, dashuria dhe mbi te gjitha letersia ne nje liber.

  • une per kete vere propozoi qe te lexoni se pari autoret ton shum te talentuar shqiptar e pastaj ata botror;lexooni veprat e paulo coelho si p.sh ‘veronika vendos te vdes’apo veprat e mrekullueshme te ismail kadares e shum e shum autorve te tjer.ndersa sa i perket autorve botoror them qe ti lexoni veprat e shekspirit gjovani bokaco,dante aligieri.shpresoj te ju kem ndimuar reth zgjedhjes se autorve sepse un kam lexuar veprat e tyra dhe jan …(no koment).

  • Paola Gugu une jam 14 vjecare dhe kam lexuar romane te ndryshme deri me tani dhe ne moshen 13(edhe pse nuk eshte dallim i madh 🙂 ) vjecare kam lexuar 6 vellimet e Harry Potter dhe me kane pellqyer se tepermi 😀 😀

  • Une ju sugjeroj te lexoni poemen Parajsa e Humbur nga Xhon Miltoni sepse eshte shume i mire dhe tregon parajsen qe e humben Adami dhe Eva te mashtruar nga Djalli.
    Eshte shume i mire 🙂

  • une deshiroj qe ta lexoni novelezzen ne undhen e veshtir te jetes te cilen e ka shkruar visar emurllahu dhe te leconi nje lektyr pa atdhe nuk ka fe te cilen e ka shkruar sylejman vokshi
    une deshiroj te lecoj nje lektyr keshtjelleza sepse me pelqen shume

  • Une per vete gjate pushimeve lexova librin Ura mbi Drino e Ivo Andric. Nuk e di a eshte botuar ne shqip. Autori eshte shume i debatuar, por romani i tij eshte i kendshem. Permban nje arsyetim shume te forte shkak-pasoje per historine e Ballkanit. Natyrisht, nuk i qendrova dot tundimit qe gjate pushimeve te shkurtra te lexoja edhe Dite te qeta ne Klishi nga Henri Miller. Eshte nje rrugac shume simpatik ky. 🙂

  • Pershendetje te gjithe miqve te librit.
    Pershendes gjithashtu edhe krijuesit dhe administratoret e faqes per kete iniciative fisnike.
    Jam i sigurt se me kete pershendetje do te mberrij vetem njerezit e duhur,sepse lexuesit janevertet te duhurit,ata qe e meritojne t’i pershendetesh duke qene i sigurt se kurre nuk do te gabohesh.
    Ne morine e titujve qe pashe te rekomanduar prej jush,ne mos qofsha i gabuar,nu pashe “Novela”-t e famshme te Stefan Cvajg.Do te me pelqente te ishin ne listen e te preferuarve.

  • Hm, natyrisht sugjeroj edhe une “Martin Iden”-Jack London,si Djellza.

    Sa per autor shqiptar pastaj sinqerisht se di. Per te huaj ndonje King, Duma Key p.sh.

  • Pershendetje miq!
    Une do ju sugjeroja 3 vellimet e autorit Velerio Massimo Manfredi nen titullin Aleksandri i Madh. Nje liber historiko-mitologjik por qe mban edhe mesazhe te karakterit shoqeror madje dhe aktuale (veçse duhet t’i gjeni). Une e kam pelqyer shum. Shpresoj ta pelqeni dhe juve…

  • Kam lexuar librin ” Bija e heshtjes dhe me ka pelqyer shume , gjithashtu kam lexuar Bolero ne shtepine e pleqve dhe ajo gjithashtu me ka terhequr . Ne mund te porosisim librat nepermjet internetit por jane me te shtrenjta se ne librarite , keshtu qe na leverdis ti marrim atje.

  • Kam nevoj te lexoj sa me shume libra ,jam ende ne nje moshe qe nuk kam bere zgjedhjen e duhur se cilet autore duhet te studioj ,tani me majfton te lexoj ne pergjithesi autore te ndryshem,qofshin at ate huaj apo shqiptar..do i lexoja me kenaqesi cfare ju do ti sugjeronit nje 13-vjecareje..
    me respekt paola gugo
    durres

  • Une keto kohe kam lexuar shume libra. Po ju a them titujt por autoret per momentin nuk me kujtohen.
    ” Muzgu” eshte nje liber i papare.
    “Mesazhi ne shishe” te le pa fryme me besoni.
    “Mos dashuro kurre nje te huaj”
    “Zjarre Dimerore” me ka mahnit”
    Per sot po e mbyll me kaq por do shkruaj perseri.

  • Padyshim Colheon, Markesin (Dashuria ne Koherat e Koleres), me vjen keq sepse botohet ne nentor per panairin, por nje liber i shkelqyer vere (por edhe dimri) do te ishte “Kopshtari i Paepshem” i John Le Carre, e pavdekshmja Isabel Allende (Shtepia e Shpirtrave, qe eshte si Bibla ose Kurani, sa here e lexon gjen nga nje gje te re) dhe cdo autor tjeter amerikano-latin (mundesisht perkthyer nga dora e vjeter se kane me shume shije) qe perkon shume me atmosferen verore mesdhetare

  • Falenderoj administratoret e faqes per kete mundesi qe na krijuan.
    Ju i keni thene te gjithe titujt qe kisha ne mendje.
    Do shtoja si sugjerim “Lulet e ftohta te marsit” I. Kadare.

    Lulet e ftohta të marsit, është krijimi që përshkruan vendin dhe njerëzit e periudhës postkomuniste.
    Një shqipëri ku njerëzit shfytyrohen nga etja për pushtet e para.
    Rikthimi i kanunit dhe shteti që nuk mbron jetën e nënshtetasve të tij.

    Personazhi kryesor është një piktor province i cili ka humbur shpresën për të bërë art,
    në një vend si Shqipëria ku edhe piktorët mund bëhen shefa policie.

    P.S me ka pelqyer shume!

  • Nje dite te mbare dhe te pelqyer te gjithe lexuesve dhe miqeve te faqes “shtepia e librit” si dhe miqeve te librit pergjithesisht. Une u kisha preferuar qe, mundesisht, keto dite te ngrohta vere ne plazh te kenaqeni duke lexuar ndonjerin nga keto libra:
    “Ethet e zemres” nga Danielle Steel
    ” Kunata ” e Patrik Besson
    Bija e heshtjes ” e Kim Edwards
    ” Dashnorja ” nga Janush Vishnjevski
    Pushim te rehatshem. Dr Azizi – Banje e Kllokotit – KOSOVE

  • Une do te sugjeroja LEGJENDA M e KRENAR ZEJNO, liber shume i ndryshem nga te tjeret, qe sjell nje stil dhe nje liri te shkruari te panjohur ne letersine shqiptare.
    Gjithashtu librin e FATOS LUBONJES, RIDENIMI, i botuar ne anglisht SECOND SENTENCE. Eshte pak i rende por eshte nga ata libra qe duhet te jete ne bagazhin personal te shqiptareve.
    Vere te kendshme!

  • Pershendetje,
    Me shume kenaqesi do te sugjeroja romanin “Otello, Arapi i Vlores“, te shkrimtarit Ben Blushi, liber shume interesant dhe terheqes, dhe i pershtatshem per pushuesit.
    Libri i dyte do te ishte “I panjohuri”, i Dostojevskit… me personazhe te spikatur, mjaft i kendshem dhe si perfundim, meqe eshte permendur pak me lart libri “Fantazite e nje gruaje”, Anatoli Toss, do ta sugjeroja edhe une si shume te pershtatshem per pushime, pavaresisht nga volumi pak i madh:-)

  • TE DETYRUAR TE BASHKOHEMI” KOCO DANAJ
    KRYENGRITJA E PAARMATOSUR.” K.DANAJ
    per kedo qe ndihet shqiptare qofte dhe matane oqeanit…nje enderr e realizimi le shume per te diskutuar,mbi te gjitha merr njohuri se ku jemi dhe ceshte bere mbi kombin jone…
    pa dinjitet kometare ska dinjitet individual…

  • Pershendetje,

    me pelqen vertete puna juaj me Shtepine e Librit, eshte shume e rehatshme dhe shume informuese rreth botimeve te fundit, dhe te lehteson shume! Une do sugjeroja cdo liber te Salman Rushdie qe eshte perkthyer pasi vete me kane terhequr shume si dhe dy libra te Italo Svevos (Ndergjegja e Zenos) dhe Gabriel Garsia Markez (100 Vjet Vetmi)

    Ia kalofshi bukur

  • Paulo Coelho – Pelegrini i Komposteles, 11 minuta, Alkimisti.
    Jane libra qe, po u filluan, nuk leshohen dot nga dora.

  • Nikolin, Edonita, berti1962,
    ju faleminderit secilit prej jush per te gjitha sugjerimet. Une vendosa linqe per librat qe ju sugjeruat, kuptohet nga ata qe ne disponojme aktualisht. Do doja te thoja qe i kemi te gjithe, pasi jane me te vertete tituj me vlere, por duhet t’i pranojme edhe kufizimet e stokut tone. Titujt qe sugjeruat i kemi vendosur gjithashtu edhe te faqja jone kryesore: ShtepiaeLibrit.com – libra shqip

    Faleminderit,
    Elvisi

    P.S. Mos nguroni te shtoni sugjerime te tjera 🙂

  • Une sugjeroj te lexoni P.SH Toka e Pergjaku nga Nazmi Rrahmani po e shkruaj ketu spse nuk po e di se ku ta shenoj per librin qe une sugjeroj

  • Pershendetje miq te librit.
    Me pelqen shume kjo nisma juaj. Sugjerimet e mia do i jap duke pare edhe ato libra qe keni vendosur ju qe jane plotesisht te denje per te kaluar nje vere te nxehte.
    Do te permendja ketu disa tituj:
    1. Milan Kundera – Shkaja (nje liber ku mund te gjejne vetveten mosht 50-60 vjecare,te kuptojen ku kane jetuar 40-50 vjecaret;te njohin realitetin 30-40 vjecaret dhe 20 vjecaret te kuptojne kohen dhe produktet e saj)
    2. Ismail Kadare – Jeta, loja dhe vdekja e LUl Mazrekut ( Nje Kadare tjeter qe sjell realitetin e viteve “80)
    3. Leo Buscaglia – Dashuri;
    4. At Zef Pllumbi – Rrno vetem per me tregue ( pak i gjate por shume emocionues, shume edukues, me shume vlera dhe ndjenja per te kuptuar cfare ku kemi jetuar dhe cfare duhet ndryshuar)

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >