nga Admin

29 Qershor, 2009

Ismail Kadare

Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar “Princi i Asturias për letërsinë” (Prince of Asturias Award for Letters) duke u bërë kështu shkrimtari i parë shqiptar që fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë dhe një nga më të rëndësishmit në qarqet letrare të botës.

Për këtë çmim Kadare u përzgjodh mes shkrimtarëve të njohur botëror si autori japonez Haruki Murakami, çeku Milan Kundera, italiani Antonio Cabuchi, holandezi Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë. Pretendentët për të fituar këtë çmim ishin 31 kandidatë nga 25 vende të ndryshme të botës.

Çmimi jepet nga fondacioni “Prince of Asturias” dhe u akordohet “atyre personave, institucioneve, puna krijuese dhe kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë.”

Duke marrë shkas nga ky çmim mediat e huaja shkruajnë se Kadare është një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963, roman me të cilin ai arriti njohje brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe që sot materializohet me këtë çmim.

Në vitin 2008, këtë çmim e fitoi nobelistja kanadeze Margaret Atwood. Çmimin “Princi i Asturias për letërsinë” e kanë fituar gjithashtu Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camio Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>