24 Nëntor, 2020

Këto janë shtatë librat që po kërkohen më shumë te Shtëpia e Librit gjatë ditëve të fundit.

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin. Skanderbeg Books, 386 faqe, 1,200 lekë

Porosite këtu:


Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. Arka e Noes, 266 faqe, 1,000 lekë

Porosite këtu:


Flush, Virginia Woolf

Flush ishte një qen i racës spaniel kuqalash qimegjatë-veshërënë që i përkiste poetes së shekullit të nëntëmbëdhjetë Elizabeth Barrett Browning. Virginia Woolf mësoi mbi të nga letrat e dashurisë që Elizabeth i shkroi bashkëshortit të saj të ardhshëm, poetit Robert Broëning, dhe gjeti se “portreti i qenit të tyre më bëri mua të qeshja aq shumë, sa nuk i rezistova dot tundimit ta ktheja atë në jetë.” “Biografia” që u realizua kombinon përshkrimin plot fantazi dhe ndjenja me komentet e mprehta shoqërore dhe sjell për lexuesin humorin aspak sentimentalist të Ëoolf. Ne shohim Flushin si një të besuar të Elizabeth në krevatin e saj të sëmundjes në rrugën Uimpull dhe xhelozinë e tij ndaj vizitave që i bënte në shtëpi Robert Browning, për të vijuar me arratinë e dashnorëve për një jetë të re në Itali. Shtëpia e Librit, 176 faqe, 700 lekë

Porosite këtu:


Dekalogu i një lagjeje tiranase

Një rrëfenjë magjepsëse vjen nga botimet Berk për një lagje, që mundet ose mund të mos jetë krijuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë apo në fillim të shekullit të njëzetë, për njerëzit që banuan dhe vijojnë të banojnë në këtë lagje, për jetët e tyre plot aventura, aventura që në mënyrë të pashmangshme lidhen me ngjarjet e mëdha historike, luftëra botërore, kriza urie, perde të hekurta që ndajnë lindjen nga perëndimi dhe që në fund fare, këto të gjitha nuk kanë kurrfarë rëndësie. Jeta private e çdo njeriu, qoshet e fëmijërisë, oborri i shtëpisë, një pemë kumbulle apo një bravë dere, këto janë gjërat që ia vlejnë t’i kushtohet një libër. Botimet Berk, 144 faqe, 900 lekë.

Porosite këtu:


1984, George Orwell

Ky libër vjen në shqip për herë të katërt, pas një botimi në Kosovë në vitet 1980 dhe dy botimeve pas viteve ’90, një në Tiranë dhe një tjetër në Prishtinë, me shqipërimin e Sokol Çungës. Megjithëse 1984 është botuar për herë të parë në vitin 1948, ky libër u bë i shumëshituri i vitit 2020. Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të  shkuarën.”  Pegi, 298 faqe, 1,000 lekë

Porosite këtu:


Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Ky është libri më i ri i Milan Kunderës në gjuhën shqipe. Mjë komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere. Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen. Dituria, 238 faqe, 1,000 lekë.

Porosite këtu:


Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Viti 2020 hyri në mënyrë të pashmangshme në letërsi, si një vit i frikshëm. Në drejtim të jetës dhe shëndetit gjithashtu në drejtim të sigurisë së jetës, lirisë për të udhëtuar apo shtetit autoritar ku policit i lind e drejta të ndalojë çdokënd në rrugë. Fatos Kongoli shprehu protestën e tij qytetare ndaj disa ngjarjeve aspak të këndshme që ndodhën në Shqipëri vitin e kaluar dhe këtë vit, herë me humor, herë me dhimbje e herë me ironi të hollë. Kongli risjell edhe historinë e një dashurie të pafinalizuar, që duket sikur i mban peng personazhet.  Për ata, që kërkojnë të arratisen në lexime të mira, romani është zgjedhja e duhur. Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fishkullojë gjithçka të shëmtuar. Toena, 184 faqe, 900 lekë.

Porosite këtu:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>