11 Maj, 2021

Jeffrey Howard Archer, Baroni Archer i Weston-super-Mare, është një shkrimtar anglez, ish-politikan aristokrat. Para se të bëhej shkrimtar, Archer ishte deputet për dy mandate por nuk kërkoi një mandat të tretë pas një skandali financiar që pothuajse e falimentoi. Ai i ringriti pasuritë e veta duke u bërë autor i shumëshitur; librat e tij kanë shitur mbi 320 milionë kopje në të gjithë botën.

Ai ka një jetë të larmishme, pasi përveçse deputet, u bë zëvendëskryetar i Partisë Konservatore më 1985 por dha dorëheqjen një vit më vonë pasi një gazetë e akuzoi se kishte paguar para te një prostitutë. Më 1987 ai fitoi një gjyq për shpifje me dëmshpërblim të madh dhe një dekadë më vonë u bë kandidat për kryetar bashkie në Londër. Ai u detyrua edhe një herë të heqë dorë nga politika pasi u zbulua së në gjyqin e vitit 1987 për shpifje kishte gënjyer para gjykatës. Ai u burgos për dy vjet (2001-2002) për këtë shkak, gjë që i dha fund karrierës si politikan.

Kaini dhe Abeli (1979) rezultoi libri i tij më i shumëshitur në botë (dhe në Shqipëri) duke arritur në krye të renditjes së The New York Times.

Bija Plëngprishëse është një roman tjetër i shumëshitur në të cilin, e bija e Abel Rosnovskit, personazhit të Kaini dhe Abeli, bën karrierë politike përmes intrigave.

Archer thuhet se kalon shumë kohë duke shkruar dhe rishkruar librat e tij. Ai zakonisht udhëton larg shtëpisë për variantin fillestar dhe shkruan deri në 17 variante të ndryshme.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>