nga Admin

16 Tetor, 2009

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit “Luftëtarë kundër harresës së Ikonës” kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

E kuqja e demave, Mira MeksiSikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës…

E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare “Mehr Licht!”.

Bibliografi:

Romane dhe libra për të rinj dhe fëmijë:

  • Letra e mjekërkaltrit ( përralla) 1990, Naim Frashëri;
  • Teotihuakani (roman për adoleshentë) 1992, Dituria;
  • Planetthi i ngrirë ( roman adoleshentë) 1996, Onufri;
  • Magjistrica e dymbëdhjetë pasqyrave ( novelë për fëmijë) 1996, Çabej;
  • Fantazma me sy njeriu ( roman per adoleshente) 2007, Ideart;
  • nje reflektim .
    nje produkt i nje perkthyesi.
    nje e qeshur.
    nje e apasionuar.
    nje stil prallash .
    nje ender ne fjete .

  • Ende se kam lexuar per ta kuptuar nese ky liber eshte i bukur apo jo por jam i bindur qe eshte i bukur sepse e kuqa ta ndez kureshtjen ta lexosh sa me par…

  • Ky liber me godit qe ne titull. Kjo kopertine eshte gjithashtu shume domethenese….
    Pres me padurim te nis ,ta lexoj kete liber.

  • PERSHENDETJE PER JU TE NDERUAR ME INTERESON TE DI ME TEPER POSEDONI DIQKA NGA FJALORET SHQIP-SHQIP ME FJALE INTERNACIONALE..FLM

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >