nga Admin

23 Tetor, 2009

Ismail KadareIsmail Kadare, ambasadori i Letërsisë shqipe në botë është nderuar sot me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë 2009” në Oviedo.

Kadare u shpall kandidatura fituese ndërmjet 31 të tjerave. Ceremonia u zhvillua në Teatrin Campoamor të Oviedo-s, ku Princi Filip i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjoze në botë. Fjalimin e tij falenderues Kadare e mbajti në gjuhën shqipe.

Sipas shtypit spanjoll vepra që e bëri Kadarenë të njohur është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vetë Kadare është shprehur entuziast për marrjen e këtij cmimi në prononcimet për mediat spanjolle.

Qindra qytetarë spanjollë në një atmosferë festive përshëndetën hyrjen në Teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës si dhe të botës së artit dhe të kulturës nga shumë shtete të botës.

Fitues i çmimit “Man Booker International Prize” në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.

Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni “Prince of Asturias” ua akordon “atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë”.

Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur “El Mundo” njoftonte atë ditë se kandidati shqiptar për çmimin “Nobel” e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.

Çmimet Prínci i Asturias, u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej Çmimeve Prínci i Asturias, përfshin një çmim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

Burimi: BalkanWeb

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>