27 Janar, 2020

George Orwell

George Orwell është pseudonimi i Eric Arthur Blair (1903 – 1950). Ai është shkrimtar dhe eseist britanik i famshëm për romanet Ferma e Kafshëve (1945) dhe 1984 (1949). Ky i dyti është një roman i thellë anti-utopik që ekzaminon teknikat, modelet dhe rreziqet e sundimit totalitar.

Blair lindi në Bengal të Indisë në kohën e Perandorisë Britanike dhe nuk e braktisi kurrë tërësisht emrin e tij origjinal por libri i tij i parë, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u publikua me emrin George Orwell në vitin 1933 (mbiemri i marrë nga Lumi Oruell në Anglinë Lindore). Pas kësaj kohe, pseudonimi i tij u bë aq i famshëm sa vetëm pak njerëz të afërm e dinin emrin e tij të vërtetë. Ndryshimi i emrit korrespondoi edhe me një ndryshim të thellë në stilin e jetesës së Orwell. Ai u transformua nga një kolonë e estabilishmentit të Britanisë perandorake në një rebel letrar dhe politik.

Megjithëse është në veçanti i njohur sot si autor i romanit 1984, gjatë jetës së tij Orwell shkroi një numër të lartë esesh, të cilat mbushin mbi 1,500 faqe libra dhe flasin për letërsinë, politikën dhe shoqërinë nga një mori këndvështrimesh. Tri nga këto ese janë përkthyer në shqip nga Shtëpia e Librit.

Këtu do të gjeni librat e Orwell në gjuhën shqipe.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>