2 Shkurt, 2020

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë nga John Fante është botuar në shqip në vitin 2010 nga Gaid Margot me shqipërimin e Astrit Canit

…Fyerjet vinin si plumba: Isha çakall, një mi, një gjarpër, një përbindësh dalë nga barku i nënës. Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. Sa për mua, unë do të përfundoja me një konop rreth qafës në një varje publike, krah me vëllezërit e mi. Amerikën do e përpinin flakët, e zharritur nga kompanitë elektrike.

Shpejt si një mace e vjetër ajo u përvodh deri te llamba e zhveshur e dritës dhe e fiku, mandej frushulloi tutje për te dhoma e saj dhe përplasi derën. Unë e ndeza dritën dhe e dëgjova atë andej, duke thirrur Zotin.

“Çliromëni nga kjo skllavëri. Futmëni në arkivol dhe më ktheni në Toricella Peligna!”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>