29 Shkurt, 2020

Forumi i lashtë i Romës. Foto: Shtëpia e Librit

Arkeologët bënë të ditur të premten se kanë zbuluar një varr monumental që ka gjasa që përkujton themeluesin legjendar të Romës, Romuli, monument i groposur në zemër të kryeqytetit të Italisë. Dhoma e vogël që mban një sarkofag të thjeshtë dhe bllok me gurë të rrumbullakët u zbulua fillimisht në fillim të shekullit të njëzetë poshtë Kodrës Kapitoline në brendësi të forumit të vjetër Romak.

Gjithsesi, zyrtarët thonë se domethënia e këtij zbulimi është bërë e qartë vetëm pas gërmimeve dhe studimeve të reja të bëra së fundmi.

Alfonsina Russo, drejtoreshë e Parkut Arkeologjik të Koloseut tha se vendi i gërmuar mbart ndërtime që ndoshta shkojnë pas në shekullin e gjashtë p.e.s., dhe gjendet në pjesën më të lashtë të qytetit me lidhje të drejtpërdrejta me tekstet historike mbi mbretin e parë të Romës.

“Kjo zonë është shumë simbolike. Ky natyrisht nuk mund të jetë varri i Romulit por mund të jetë një vend kujtese për të, një cenotaf,” tha Russo për Reuters.

Varri monumental gjendej nën tokë në hyrje të Kurisë, një nga vendet e takimit për senatorët e Romës, vend që më vonë u konvertua në kishë – një lëvizje që e mbrojti atë nga çmontimi për ta shfrytëzuar si lëndë ndërtimore, siç ka ndodhur me ndërtesa të tjera të forumit.

Dhoma e nëndheshme gjendej gjithashtu një vendi të quajtur “Lapis Niger,” një kalldrëm i lashtë i shtruar me gurë të zi. Në fillim të shekullit të njëzetë, një arkeolog italian gërmoi këtë zonë dhe zbuloi një kolonë guri ku përmendej për herë të parë fjala “Mbret”. Kjo ishte edhe dëshmia e parë arkeologjike për ekzistencën e mbretërve në historinë e Romës, aktiviteti i të cilëve përshkruhet në detaje në librat e Tit Livit, por që historianët e kanë parë gjithmonë me dyshim.

Romakët besonin se qyteti i tyre u themelua nga dy vëllezër, Remi dhe Romuli, por u sundua nga Romuli pasi ky i fundit vrau të vëllanë. Sipas legjendës, vetë Romuli u ngrit në qiell dhe u kthye në perëndi. Në shekullin e parë p.e.s., një grup studiuesish romakë në rrethin miqësor të Ciceros spekuluan se themelimi i Romës duhet të ketë ndodhur në atë që sipas kalendarit tonë, duhet të ketë qenë data 21 Prill 753 p.e.s.

Lexo më shumë:

Livi dhe Beard, dy historianë të Romës në 2 mijë vite distancë

Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Miti i përdhunimit të Sabineve

Çelësi stoik i paqes mendore: Seneka na tregon antidotin e ankthit

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>