25 Nëntor, 2018

Petro Marko

Sot mbushen 105 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh Petro Marko, një nga shkrimtarët më popullorë të vendit tonë, humanisti që gjithmonë diti të përfaqësojë denjësisht letërsinë shqipe me vepra të tilla si: “Qyteti i fundit”, “Një natë e dy agime”, “Intervistë me vetveten”, “Hasta la vista”, etj.

Petro Marko ishte njeriu që u përball në çdo kohë me padrejtësinë dhe me personalitetin e tij pakomromis ishte përherë në kundërshti me regjimet ku ai jetoi e si rezultat provoi burgjet e tyre. Por kjo gjë nuk e theu kurrë shpirtin e tij liridashës, gjë që u pa në veprat e tij të shumta që aq shumë i deshi lexuesi ynë.

Në këtë përvjetor të 105 të lindjes, vepra e shkrimtarit Petro Marko është një shembull i gjallë i pavdekësisë së shpirtit të tij human.

Teksti është kortezi e Botimeve OMSCA

Lexo më shumë: Petro Marko

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>