27 Nëntor, 2018

John Steinbeck

I lindur në Salinas, Kaliforni, më 1902, JOHN STEINBECK u rrit në një luginë bujqësore pjellore rreth 25 milje nga Brigjet e Paqësorit – dhe si lugina ashtu edhe bregu i shërbyen si mjedis për disa nga veprat e tija më të mira letrare. Më 1919 ai shkoi në Universitetin e Stenfordit ku me ndërprerje ai u regjistrua në kurse të letërsisë dhe të shkrimit deri sa iku më 1925 pa marrë një diplomë. Gjatë pesë viteve që pasuan ai e ushqeu veten si punëtor dhe gazetar në Nju Jork, pastaj si kujdestar në pronën e Liqenit Tahohe, ndërsa punoi gjatë të gjithë kësaj kohe për romanin e tij të parë Cup of Gold (1929). Pasi u martua dhe u zhvendos në Pasifik Grove, ai publikoi dy romane kaliforniane The Pastures of Heaven (Kullotat e Parajsës) (1932) dhe To a God Unknown (Për një Zot të Panjohur) (1933), si dhe punoi për tregime të shkurtra më vonë të botuara në koleksionin The Long Valley (Lugina e Gjatë) (1938). Suksesi popullor dhe siguria ekonomike erdhën vetëm me Tortilla Flat (Apartamenti i Tortilës) (1935), historitë mbi fshatarët e Monterreit. Një eksperimentues i ethshëm përgjatë të gjithë karrierës së tij, Steinbeck ndryshoi drejtim vazhdimisht. Tri novela të fuqishme të fundit të viteve ’30 përqendrohen te klasa punëtore e Kalifornisë: In Dubious Battle (Në Betejë të Dyshimtë) (1936), Of Mice and Men (Për Minjtë dhe Njerëzit) (1937), dhe libri që konsiderohet nga shumë si kryevepra e tij The Grapes of Wrath (Vilet e Zemërimit) (1939). Herët në vitet 1940, Steinbeck u bë një regjisor me filmin The Forgotten Village (Fshati i Harruar) (1941) si dhe një student serioz i biologjisë detare me Sea of Cortez (Deti Kortez). Ai ia përkushtoi shërbimet e tij luftës, duke shkruar Bombs Away (Bombat Larg) (1942) dhe dramën e shkurtër kontroverse The Moon Is Down (Hëna Është Rrëzuar) (1942). Veprat Cannery Row (Rruga e Konservave) (1954), Wayward Bus (Autobuzi Kokëfortë) (1947), The Pearl (Perla) (1947), A Russian Journal (Një Kronikë Ruse) (1948), një dramë tjetër eksperimentale Burning Bright (Ndezur Flakë) (1950), dhe The Log from the Sea of Cortez (Ditari nga Deti i Kortezit) (1951) i paraprinë publikimit të monumentales East of Eden (Në Lindje të Edenit) (1952), një sagë ambicioze e Luginës Salinas dhe historisë së familjes së tij. Dekadat e fundit të jetës së tij ai i kaloi në Nju Jork dhe Sah Harbur me gruan e tij të tretë, me të cilën udhëtoi gjerë e gjatë. Libra të mëvonë përfshijën Sweet Thursday (E Enjte e Ëmbël) (1954) The Short Rein of Pippin IV: A Fabrication (Sundimi i shkurtër i Pininit IV: Një Trill) (1957), Once There Was a War (Dikur ndodhi një luftë) (1958), The Winter of Our Discontent (Dimri i Pakënaqësisë Sonë) (1961), Travels With Charley in Search of America (Udhëtime me Çarlin në Kërkim të Amerikës) (1962), America and Americans (Amerika dhe Amerikanët) (1966), dhe libri i botuar pas vdekjes Journal of a Novel: The East of Eden Letters (Kronika e një Romani: Letra nga Lindja e Edenit) (1969), Viva Zapata! (1975), The Acts of King Arthur and His Noble Knights (Heroizmat e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij fisnikë) (1976), dhe Working Days: The Journal of The Grapes of Wrath (Ditë Pune: Kronika e Vileve të Zemërimit) (1989). Ai vdiq më 1968, pasi fitoi çmimin Nobel më 1962.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>