5 Dhjetor, 2018

Titulli: Shpata ne shkemb (kopertine e trashe)
Origjinali: La spada nella roccia
Gjinia: Roman
Autori: Jeronim Stilton
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 220
Pesha: 0.375 kg
ISBN: 978-9928-248-27-5

Ju tërheqin aventurat e kalorësve trima, magjistarëve, kështjellave të magjepsura dhe pyjeve misterioze? Atëherë, bëhuni gati të dëgjoni Merlinin, që me historitë e tij fantastike do t’ju çojë në botën e Kamelotit, në zbulimin e botës së mrekullueshme të Arturit, Gjinevrës, Merlinit dhe Kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët!

Ky është një klasik i letërsisë, i përshtatur lirshëm nga pena e Jeronim Stiltonit, i mbushur me ilustrime të shumta me ngjyra.

Kjo aventurë nis kur magjistari Merlin ishte veç një fëmijë i jashtëzakonshëm, me aftësi magjike dhe parandjenja befasuese. Vite më vonë, Merlini, tashmë zyrtarisht magjistar dhe këshilltar mbretëror, bëhet kujdestari i Arturit të vogël, i cili do të bëhet një kalorës shpirtmadh, besnik dhe guximtar: i vetmi i aftë të nxjerrë shpatën magjike nga shkëmbi në të cilin ka ngecur prej mijëra vitesh. Arturi do të shpallet mbreti i ri i Britanisë dhe do të ngjitet në fron, i martuar me Gjinevrën e ëmbël. Ai do të krijojë urdhrin e Tryezës së Rrumbullakët, rreth së cilës do të mblidhen kalorësit më guximtarë dhe fisnikë të vendit, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e të varfërve dhe të nënshtruarve.

Autori i deklaruar i këtij rrëfimi klasik është miushi Jeronim Stilton. Ende sot e kësaj dite nuk është deklaruar zyrtarisht se kush është krijuesi i këtij personazhi. Nëpër librat e tij, shkruhet se ideja është e Elisabetta Dami-t, e cila filloi të shkruante që në moshën 19 vjeçe, sidomos histori për më të vegjlit. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si vullnetare për të ndihmuar fëmijët e sëmurë dhe kjo përvojë e shtyu të shkruante histori me aventura ku personazhi kryesor të ishte një miush, Jeronim Stiltoni. Personazhi pati një sukses të menjëhershëm në Itali dhe jashtë saj. Falë këtij suksesi, ajo vazhdon të ndihmojë fëmijët e braktisur, të sëmurë apo jetimë.

Librat e Jeronim Stiltonit janë përkthyer në 35 gjuhë dhe shiten në 150 vende të botës. Deri më sot, janë shitur mbi 60 milion libra dhe vetëm në Itali janë botuar rreth 300 tituj.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>