0 komente

21 Nëntor, 2018

Lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913 – vdiq në Tiranë më 1991. Petro Marko është një nga autorët më të hershëm të prozës shqiptare që cilësohet nga studiuesi i Robert Elsie si personi që hapi rrugën e modernizmit në letërsinë shqiptare.

Ai filloi të shkruajë në moshën 20 vjeçare. Tregimet e tij të para u publikuan në gazeta të ndryshme me ndihmën e mentorit të tij, Ernest Koliqi. Në vitin 1936 ai redaktoi gazetën jetëshkurtër ABC në Tiranë, e cila u mbyll me shpejtësi nga qeveria e kohës. Marko ishte një revolucionar me shpirt anarkist dhe u bë një nga një grup prej rreth 40 shqiptarësh që u bashkuan me njësinë Garibaldi në Brigadat Ndërkombëtare që morën pjesë në Luftën Civile Spanjolle. Marko u takua në Spanjë me një numër shkrimtarësh të njohur ndërkombëtarë dhe eksperienca e tij atje u bë bazë për romanin më të mirënjohur të tij, Hasta la vista, i cili u botua fillimisht në Tiranë më 1958.

Në vitet 1940, Marko u kthye në atdhe por u arrestua menjëherë dhe u internua nga italianët në ishullin e Ustikës në detin Tirren. Nga këtu lindi romani tjetër i mirënjohur i Markos, Nata e Ustikës, (1989).

Marko u kthye në atdhe më 1944 dhe u bashkua me forcat partizane. Më 1947 ai u arrestua nga regjimi komunist dhe u burgos. Ai u lirua më vonë dhe u lejua të punonjë si mësues.

Vepra e tij më e rëndësishme, Retë dhe Gurët, Intervistë me Vetveten është një përshkrim i gjatë i jetës së tij.

Marko është një nga shkrimtarët më të dashur për fëmijë përmes romanit Shpella e Piratëve, roman që në një farë mënyre, popullarizoi zonën e Dhërmiut në ndërgjegjen e shqiptarëve dhe bëri të njohur shpellën e famshme të piratëve që gjendet në një faqe shkëmbore mbi det mes Dhërmiut dhe Jalit. I botuar fillimisht më 1964, Shpella e Piratëve ndezi imagjinatën e gjeneratave të shumta të fëmijëve shqiptarë dhe përbën një risi të veçantë në letërsinë për fëmijë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>