1 Mars, 2022

Vasily Grossman lindi në vitin 1905. Në vitin 1941 ai u bë korrespondent për gazetëm e Ushtrisë së Kuqe, Ylli i Kuq, duke raportuar nga mbrojtja e Stalingradit, rënia e Berlinit dhe pasojat e Holokaustit, punë të botuara më vonë në librin Një shkrimtar në luftë. Romani Jeta dhe Fati, kryevepra e tij, u konsiderua kërcënim për regjimin totalitar dhe Grossman-it iu tha se nuk kishte gjasë që vepra e tij të botohej për së paku 200 vjet. Grossman u nda nga jeta në vitin 1964. Kryevepra e tij u botua fillimisht në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>