1 Mars, 2022

Ndërsa Rusia sulmoi Ukrainën, tre autorë në lidhje me Rusinë dhe dizinformimin tërhoqën vëmendjen e lexuesit krahas disa librave të rinj u bënë librat më të shitur për muajin shkurt. Peter Pomeratsev, Vasily Grossman dhe Mathew d’Ancona.

  • Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev. Një gazetar britanik i lindur në Kiev dhe që ka jetuar në Moskë për më shumë se një dekadë përshkruan mekanizmat e pushtetit të Putinit si dhe shoqërinë ruse të epokës së carit Vlad. Nga bota e vajzave thuajse të mitura që zgjedhin të jetojnë si dashnore të dyta dhe të treta të pasunarëve të rinj, te makiavelizmi politik i stilit të ri, te sherret mes oligarkëve në Londër, ky libër është bërë i shumëkërkuar në të gjithë botën që nga viti 2015. 316 f. 1000 lekë
  • Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman. I botuar fillimisht në vitin 1995, nga një gazetar shkencash i The Neë York Times, inteligjenca emocionale shënoi një pikë kthese në mënyrën se si njerëzit duhet të mendojnë për jetën dhe suksesin e tyre personal, si në marrëdhëniet personale ashtu edhe në karrierë apo në biznes.
  • Njerëzimi / Një histori shpresëdhënëse, Rutger Bregman. Historiani holandez i përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë erdhi në shqip në shkurt dhe u bë menjëherë i shumëkërkuar. Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. 465 f. 1500 lekë.
  • Çfarë ka qenë Tirona, Rezarta Delisula. Gazetarja Rezarta Delisula dhe përkthyesi Ermal Nurja sjellin për herë të parë disa dokumente të arkivave osmane në lidhje me historinë e hershme të Tiranës. 456 f. 1500 lekë
  • Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit, Bujar Sh. Hoxha. Në libër hidhet sadopak dritë për disa nga episodet më interesante të SSH pas viteve ’80-të, ngjarjet e pluralizmit shqiptar, shkaqet politike që ndikuan në shpejtimin e ndryshimeve historike, nxitjen dhe organizimet nga shërbimet sekrete të huaja, rrethi vicioz që u krijua nga politika shqiptare, skenarët që përgatiteshin kundër Shqipërisë dhe momente të tjera që lexuesit do t’i interesonin. 268 f. 1000 lekë
  • Sekreti i Parisit, Natasha Lester
    “Sekreti i Parisit” është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin “Sekreti i Parisit”. I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje të mëdha të luftës, si edhe të modes pas mbarimit të luftës. 648 f. 1500 lekë
  • Jeta ime, Mahatma Gandi. Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar! 530 f. 1500 lekë
  • Stalingradi, Vasily Grossman. Vasily Grossman lindi në vitin 1905. Në vitin 1941 ai u bë korrespondent për gazetëm e Ushtrisë së Kuqe, Ylli i Kuq, duke raportuar nga mbrojtja e Stalingradit, rënia e Berlinit dhe pasojat e Holokaustit, punë të botuara më vonë në librin Një shkrimtar në luftë. Romani Jeta dhe Fati, kryevepra e tij, u konsiderua kërcënim për regjimin totalitar dhe Grossman-it iu tha se nuk kishte gjasë që vepra e tij të botohej për së paku 200 vjet. Grossman u nda nga jeta në vitin 1964. Kryevepra e tij u botua fillimisht në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. F. 1069, 2500 lekë
  • Post-Truth, Matthew D’Ankona. Mirë se vini në epokën e post-truthit, koha kur arti i gënjeshtrës po e trondit nga themelet demokracinë. Votimi për Brexit-in; fitorja e Donald Trump-it; refuzimi i shkencës për ndryshimin klimatik; shpifjet për emigrantët – të gjitha këto kanë qenë të bazuara te fuqia për të evokuar ndjenja dhe jo fakte. Jetojmë në një epokë të re, ku teknologjitë klandestine shfrytëzojnë të dhënat elektronike në shkallë globale dhe në mediat sociale, manipulojnë, polarizojnë dhe i vendosin opinionet në pozicione lufte. Është ngjallur një klimë e re, ku besimi është tretur, teoritë e komplotit gëlojnë, autoriteti i medias është mpakur dhe emocionet kanë më shumë peshë se sa faktet. 166 f. 800 lekë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>