26 Janar, 2022

Kur britanikët kolonizuan Indinë dhe vende të tjera të Azisë Jugore, ata zbuluan se vendësit përdornin elefantin për kafshë pune dhe si i tillë, elefanti ishte një mjet i çmuar. “Të vrasësh një elefant,” komentoi George Orwell në një nga esetë e tij, “është si të shkatërrosh një pajisje të kushtueshme industriale.”

Por mes elefantëve në Tailandë dhe në vende të tjera, ishin disa që njiheshin si elefantët e bardhë. Si të veçantë, këta elefantë konsideroheshin të shenjtë dhe nuk lejoheshin të punonin. Anglezët panë anën ekonomike të çështjes. Si një kafshë e madhe, elefanti kushton për t’u ushqyer e për t’u kujdesur ndërsa pronarët e elefantëve të bardhë vuanin pasojat e shenjtërisë së elefantit të tyre. Për rrjedhojë, në gjuhën angleze sot, “elefanti i bardhë” është një term ekonomik që përshkruan pasjen e një aseti që kushton shtrenjtë për t’u mbajtur por që gjithashtu nuk vihet dot në punë. Po çfarë mund të bëjë dikush pasi ka vjedhur një elefant të bardhë? Mark Twain ta shpjegon në këtë libërth.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>