nga Admin

4 Maj, 2018

Histori e shkurter e estetikes

Më poshtë po rendisim një listë të përmbledhur të titujve më të rinj që kanë mbërritur në librarinë tonë:

1. Libri i besimeve fetare, vështrim historiko – filozofik

A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?

Libri i besimeve fetare, vështrim historiko – filozofik

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/6079-libri-i-besimeve-fetare.html

2. 50 përrallat më të bukura

Ky libër është menduar e është përgatitur enkas për ata fëmijë që adhurojnë princat e princeshat, zanat dhe magjistarët. Duke lexuar këtë libër, fantazia e fëmijëve do të marrë krahë dhe ata do të ëndërrojnë një botë të magjishme e plot shkëlqim.

50 përrallat më të bukura

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/per-femije-8-14-vjec/6090-50-perrallat-me-te-bukura.html

3. Trafikimi i qenieve njerëzore, Naim Tota

Interpretimi juridik i përgjithshëm i veprës penale të trafikimit dhe praktikës gjyqësore të saj në këtë punim janë bërë me seriozitet dhe me përkushtim. Këtu janë analizuar konkretisht elementet e anës objektive të veprës, çështja e dhënies së pëlqimit nga viktima si element i anës objektive, procesi i të provuarit në veprën penale të trafikimit.

Trafikimi i qenieve njerëzore, Naim Tota

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/studime-ligjore/6092-trafikimi-i-qenieve-njerezore-naim-tota.html

4. Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe “Kështu foli Zarathustra” mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores, është pasardhësi i tij.

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/6091-keshtu-foli-zarathustra-friedrich-nietzsche.html

5. Njerëzit vdesin të premten, Artan Fuga

“Njerëzit vdesin të premten” janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta narcizmin e vet.

Njerëzit vdesin të premten, Artan Fuga

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/tregime-novela/6106-njerezit-vdesin-te-premten-artan-fuga.html

6. Histori e shkurtër e estetikës, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut – Mis

Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi dhe shpesh një përcaktim të vërtetë të fushave të veta teorike.

Histori e shkurtër e estetikës, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut - Mis

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/6103-histori-e-shkurter-e-estetikes-elio-franzini-maddalena-mazzocut-mis.html

7. Madhështia e tragjedisë, Quim Monzó

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një “kryevepër” dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie urbane bashkëkohore.

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzó

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6102-madheshtia-e-tragjedise-quim-monzo.html

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>