nga Admin

26 Prill, 2018

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Më poshtë po rendisim një listë të përmbledhur të disa prej autorëve që kanë fituar çmimin e rëndësishëm “The Man Booker Prizes” dhe ju sugjerojmë nga një titull përkatës të veprave të tyre në librarinë tonë.

  1. Deti, deti, Iris Murdoch

Për shumë arsye Deti, deti është një vepër e cila na vë në provë me dashurinë… sepse Murdoch ka përshkruar pak nga historitë tona e na mban me emocione gjatë gjithë leximit. Nga ana tjetër ky roman na tregon se edhe atëherë kur dashurinë e flakim tej vetvetes, dashuria e dikujt tjetër na ndjek gjatë gjithë jetës.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/2081-deti-deti-iris-murdoch.html

2. Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

“Qyteti bri lumit” është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikë e Jugut dhe ishujt Karaibe janë burimet që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese, në letërsinë artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, e aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/3774-qyteti-bri-lumit-v-s-naipaul.html

3. Perëndia e mizave, William Golding

Pas përpjekjeve të para të kurorëzuara me sukses për t’i dhënë jetë një shoqërie të organizuar dhe demokratike (më të vegjlit për të luajtur, më të mëdhenjtë të ndarë në gjahtarë dhe rojtarë të zjarrit, që tymi të dallohej nga larg), mjet i domosdoshëm për të shpëtuar, tensionet brenda grupit shpërthejnë në mënyrë dramatike dhe përkeqësohen me shpejtësi deri në rrjedhoja skajore.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/2266-perendia-e-mizave-william-golding.html

4. Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij. Por, është pikërisht kjo histori, që i ha, në njëfarë mënyre kokën. Atë e denoncojnë dhe e vënë përballë një komisioni hetimor.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/604-turpi-jm-coetzee.html

5. E shtuna, Ian McEwans

E shtunë, 15 shkurt, 2003. Henri Perouni, një neokirurg i njohur, nuk ka gjumë. Nga dritarja e dhomës së tij, ai këqyr natën e Londrës tek gdhihet. Ai është një burrë i kënaqur me jetën e tij: vetë ai, një mjeshtër në profesion, një bashkëshort i devotshëm i Rozalindës, jurist e një gazete, një baba krenar i dy fëmijëve të aftë, njëra një poete e ardhshme dhe tjetri, një muzikant i talentuar bluzi.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/598-e-shtuna-ian-mcewans.html

6. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood

Efrediti, rrëfimtarja jonë, është një burim kombëtar. Vezoret e bëjnë atë një mall të çmuar, me një funksion të vetëm: riprodhimin. Por ajo nuk është riedukuar mirë, ajo mban mend disa detaje subversive të jetës së saj të mëparshme: të ëmën, bashkëshortin, fëmijën dhe emrin e saj; ajo mban mend se dikur gratë mund të punonin, të lexonin, të argëtoheshin; ajo mban mend lirinë.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/4262-rrefenja-e-sherbetores-margaret-atwood.html

7. Tigri i Bardhë, Aravind Adiga

Ndryshe nga pothuajse çdo roman indian që mund të keni lexuar në vitet e shkuara, ky roman që të merr frymën, përshfaq një tjetër portret të pazbukuruar me xhingla, të errët e të inatosur të një vendi, i parë nga fundi i llumit; nuk ndihet asnjë pikë arome shafrani apo tingëllimë sari gjëkund…Balrami vetë është një figurë aq tërheqëse…por edhe më impresionuese është esenca e jetës indiane që zbulon Adiga – korrupsioni, sistemi i klasave, ligësia pa kufij…

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/1747-tigri-i-bardhe-aravind-adiga.html

8. Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/5094-salla-e-ujqerve-hilary-mantel.html

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>