30 Janar, 2024

Përshëndetje miq,

Ky është buletini i librave të rinj nga letërsia, filozofia dhe biografia erdhën në librari gjatë këtyre ditëve. Zbulojini këtu:

Zemër qeni, Mihail Bulgakov. Romani i shkruar në vitin 1925 i shkrimtarit rus, nuk u botua kurrë ligjërisht në Bashkimin Sovjetik deri në vitiin 1988. Ai u bllokua nga shërbimi sekret sovjetik sepse ishte në fakt një satirë e lidhur e bolshevizmit. Romani është botuar për herë të parë në shqip në fillim të viteve ’90 por ka qenë prej kohësh jashtë qarkullimi deri në mbërritjen e këtij botimi nga Arka e Noes.

Kolibri, Sandro Veronesi. Marko Karrera, protagonisti i romanit të ri të Sandro Veronesi-t, është zogu i njohur me emrin KOLIBËR. Jeta e tij ka pasur luhatje të vazhdueshme, por edhe rastësi fatale, me humbje mizore dhe me dashuri absolute. Nuk bie asnjëherë deri në fund: lëvizjet e tij janë të pandërprera dhe e ndihmojnë të qëndrojë pa lëvizur, në ekuilibër – edhe kur kjo nuk është e mundur – për të gjetur pikën ku rënia mund të ndalet në mënyrë që mbijetesa të mos jetë e barabartë me një jetë të paplotë.

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet Miraixhin dhe do të jetë njeriu i ri.

Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.

Gruaja brenda meje, Britney Spears – “Gruaja brenda meje” është një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Në qershor të vitit 2021, e gjithë bota e dëgjoi kur Britney Spears foli hapur në gjykatë. Ndikimi që pati ndarja e të vërtetës së saj, me zërin e saj – ishte i pamohueshëm dhe ndryshoi rrjedhën e jetës së saj dhe të shumë të tjerëve. “Gruaja brenda meje” zbulon për herë të parë udhëtimin e jashtëzakonshëm – dhe forcën që ka brenda saj njëra prej interpretuesve më të mëdha në historinë e muzikës pop. Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.

Ndre Mjedja, vepra e plotë– Poeti kombëtar vjen me këtë botim të plotë pas një mungese të gjatë. E gjithë lënda poetike, por edhe shkrimet e tjera janë marrë nga botimet e para, më të hershmet, duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe, aty ku është parë e nevojshme. është bërë edhe shpjegimi i fjalëve e shprehjeve me përdorim më të rrallë. Janë sjellë, për herë të parë edhe strofa, që për shkak të rrethanave censuruese të kohës, nuk gjinden në asnjërin prej botimeve të mëparshme dhe ato shënohen në footnote përkatëse. Sikundërse është ruajtur forma Mjedja e mbiemrit të tij, duke marrë për shembull botimet e bëra në gjallje të autorit…”

I vetëm në Berlin, Hans FalladaNjë nga kryeveprat e letërsisë klasike gjermane vjen në shqip për herë të parë me shqipërimin e Haxhire Lulit. Hans Fallada e shkroi këtë roman brenda dy muajve, ndërsa gjendej në Berlin mes shtatorit dhe nëntorit të vitit 1946. Ai jetoi në Gjermaninë Lindore. Pasi i tregoi familjes së vet se kishte shkruar një “roman të mirë”, ai vdiq pak vite më vonë, i dobësuar nga varësia e tij nga morfina, alkooli dhe droga. Romani u publikua nën titullin Çdo njeri vdes vetëm pas vdekjes së tij. Falada ka qenë një shkrimtar plot kontradikta dhe romani është gjithashtu i tillë.

Ribotime të rëndësishme

Gjatë këtij muaji, disa libra të botuara më parë u risollën në shqip pas një mungese të gjatë. Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell është një ese nga filozofi britanik, matematikani dhe intelektuali publik i njohur për zhvillimin e shkencës së logjikës dhe për “revoltën kundër ideologjisë.”

Greqia: dashnorja e perëndimit, gruaja e lindjes, R. D. Kaplan një libër udhëtimesh që e shpie lexuesin në Greqinë bashkëkohore. Kaplan ka ardhur gjithashtu në shqip edhe me librin Adriatiku një eksplorim personal i historisë dhe mjedisit të zonës përreth Detit Adriatik.

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino është një analizë e veprave kryesore të letërsisë klasike.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>