16 Gusht, 2017

Panos Ioannides lindi në Amohosto, Qipro, në vitin 1935. Studioi për “Mjetet e Komunikimit Masiv” në SHBA dhe në Kanada. Punoi si shef i Radios dhe Televizionit në Radion Publike të Qipros. Në 1995 u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Programacionit.

Eshtë kryetar i PEN International – Qendra e Shkrimtarëve Qipriotë, kurator i botimeve të Qendrës dhe kryeredaktor i revistës kulturore “In Focus”, që del çdo tre muaj në anglisht. Filloi të shkruajë dhe të botojë vepra letrare, fi llimisht poezi dhe teatër, qysh më 1955, në moshën njëzetvjeçare.

Që nga ajo kohë vazhdon me sukses “betejën” letrare. Shkroi dhe botoi tregime, romane, vepra teatrore, përmbledhje me poezi, si dhe një numër të madh serialesh radiofonikë dhe televizivë, gjithashtu edhe skenarë.

Titulli: Korbi, si përrallë por edhe… Origjinali: Κοάζινος Gjinia: Roman Autori: Panos Ioannides Shqipëroi: Kleo Lati Shtëpia botuese: Ombra GVG Viti: 2016 Fq. 456 Pesha: 0.511 kg. ISBN: 978-99906-151-5

Veprat e Panos Ioannidesit janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja. Eshtë mbajtës i çmimeve “Thodosi Pierides” dhe “Tefkrou Anthia”, me çmimin e Kontributit Global të E.L.K., “G.F. Pierides”, si dhe me çmimin e dramës televizive për veprën “Gregory” në Konkursin Paneuropian, organizuar në Sofje -Bullgari, në vitin 1976.

Në vitin 2007, iu akordua medalja “Nderi i Letrave”, që është vlerësimi më i lartë shtetëror që jepet për letërsinë në Qipro. Romani “Korbi – si përrallë por edhe…” është vepra e parë nga Panos Ioannides e përkthyer dhe botuar në shqip. Jeton në Nikosia, Qipro.

Në gjuhën shqipe nga ky shkrimtar është botuar romani “Korbi, si përrallë por edhe…” nën përkthimin e Kleo Latit

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>