nga Admin

5 Gusht, 2017

Cfare librash po lexoni kete vere

Cfare librash po lexoni kete vereVera është fantastike për të lexuar atë librin apo librat që i kemi shtyrë prej kohësh, apo jo?

Sigurisht që mendja shkon direkt te pushimet por besojmë se nuk ka ndonjë stimulim më të mirë për mendjen dhe shpirtin se sa një libër i cili ju frymëzon në imagjinatë dhe rrit në njohuri.

Këtu te ShtepiaeLibrit.com vazhdimisht përpiqemi t’ju sugjerojmë libra nga më të ndryshmit por ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria juaj për librin!

Ndaj, nëse e gjykoni me vlerë, ju ftojmë të ndani me ne dhe gjithë lexuesit e tjerë titujt që keni lexuar rishtazi apo jeni duke lexuar aktualisht.

Përdorni hapsirën e komenteve në fund të faqes (shihni shembullin me foto) për të lënë shënimin tuaj 🙂


Sugjerimet e lexuesve te tjere i gjeni ne fund te
Ja disa nga sugjerimet e lexuesve te tjere i gjeni ne fund te “Komentet”
  • Vera është stina e përshtatshme për tu zhytur në detë edhe në libra, ose në një detë me libra ?.. Përfundova librin “karfica me trëndafil- Sveva Modignani” edhe për momentin jam duke lexuar “19 minuta-Jodi Picoult” ..Pushime të mbara për të gjithë, me sa më shumë libra në çantën e pushimeve ?

  • Unë jam duke mësuar gjuhën shqipe. Po lexoj Shtëpia Magjike mbi Pemë, Piratët pas Mesdite. Nuk ka libra në shqip këtu, Kaliforni. Ndihem me fat që kam gjetur këtë dyqan.

  • Përshëndetje.
    Pasi iu riktheva ” Prillit të thyer ” të Kadaresë, aktualisht po lexoj ” Më pas heshtja ” të Elvira Dones.
    Gjithë të mirat

  • Pershendetje,
    Ditet e fundit kam lexuar dhe rilexuar dicka nga Sartri, “Jete ne nje kuti shkrepse” te Kongolit, “Ra ky mort e u pame” te Kadarese dhe nje liber te nje autori ferizajas. Deri ne fund te veres synoj t’i lexoj disa nga librat e fundit te Zija Celes, si “Ora e zooparkut”, ndonje liber te Svetlana Aleksijevic etj.
    Gjithe te mirat

  • Pershendetje! Mbarova librin e Umberto ECO “Emri i Trendafilit” Keto dite do filloj librin e Elena Ferate “Mikesha Gjeniale”, me pelqen te lexoj dhe lexoj vazhdimisht.

  • Përshëndetje,
    ndonëse verë dhe temperatura të larta, libri është një nga kënaqësitë dhe pjesë e plotësimit të një individi. Për mua është kënaqësi që ka një “Shtëpizë” ku mund të diskutohen edhe librat. Me kënaqësi do ju rekomandoj librat që kam lexuar këtë vit, edhe gjatë verës, për të ndarë me ju dhe gjithë “banorët” e shtëpisë emocionin që të jep një libër.

    1- GRUAJA E KËPUCARIT – ADRIANA TRIGLIANI – OMBRA GVG

    Një romancë e dashurisë së përjetshme, një kronikë e jetës së çdo njeriu që ka si fill lidhës dhe bosht kryesor dashurinë e pastër dhe ndjenjën e fortë. Libri mund të lexohet si pranë vatrës së zjarrit në netën e dimrit, ashtu edhe nën çadër në rrezet e diellit. Ndonëse voluminoz, rrëfimi ec shpejt dhe me një frymë për të kapur kohën dhe historitë e jetës së dy personazheve të dashur të tij: Çiro dhe Enza. Një roman i mrekullueshëm, një histori e ndjerë dhe me vlera: personazhe model dhe një rrëfim i përkryer i sjellë në shqip me mjeshtëri nga Mirela Milori.

    2. TUNDIMI I FUNDIT – NIKOS KAZANXAQIS – PEGI

    Një roman “i mallkuar”, i shumëdiskutuar, por një “bibël” e kohëve moderne. Një vepër që të fut thellë në mendime dhe të bën të gjykosh gjithçka, duke u nisur nga njohja e thellë e vetvetes. Nuk është një blasfemi ndaj krishtërimit dhe Krishtit, porr një lartësim i njeriut dhe virtyteve të tij. Zoti gjendet brenda nesh dhe për ta zbuluar atë duhet të kalojmë në sfidat e mëdha si një Krisht që lind dhe vdes brenda nesh. Një libër që të fut thellë në përmbajtjen dhe kuptimin filozofik të jetës. Ndoshta një roman që i përket një lexuesi elitar, por që nuk mund të mos lërë mbresa edhe tek një lexues i zakonshëm. I sjellë në shqip nga Romeo Çollaku, romani tingëllon shumë bukur me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

    3. NJË GRUA NË BERLIN – ANONIM – ONUFRI

    Një rrëfim anonim, por tepër mbresëlënës për ditët e fundit të Rajhut të tretë në Gjermaninë e pushtuar nga trupat ruse. Historinë e shkruajnë gjithmonë fitimtarët, por ditari i kësaj gruaje anonime, që dëshironte vetë të mbetej e tillë deri në fund të jetës, sjell ngjarje që asnjë historian nuk do të mund t’i shkruante. Ajo sjell jetën e gjallë të muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Berlinin e shkatërruar dhe të pushtuar nga trupat sovjetike. Jeta në kufijtë e mbijetesës dhe kapërcimi i barrierave morale përballë egërsisë njerëzore që shfaqet në çdo luftë. Çfarë mbetet pas fitores apo humbjes së një lufte janë pasojat në jetët e njerëzve që i kanë mbijetuar asaj. Rrëfimi është tërheqës dhe mund të lexohet edhe me ndërprerje pasi çdo ditë është një fletë ditari që ka kronikën e vet të autores, por që në vetvete sjell ankthin dhe tmerrin e pushtimit.

    4. XHELATI I DASHURISË – IRVIN YALOME – MORAVA

    Një përmbledhje rrëfimesh psikoanalizë për të gjithë ata që duan të eksplorojnë brenda vetes ankthet, manitë, histeritë, sjelljet e çuditshme. Përmes përvojës vetjake të autorit dhe me një rrëfim letrar të mrekullueshëm vjen psikanaliza e Frojdit në një formë krejt origjinale. Një libër për të gjithë, por veçanërisht për psikologët dhe ata që e duan këtë shkencë.

    5. JETA E FSHEHTË E SALVATORE DALISË – ONUFRI

    Jeta e një prej artistëve më të famshëm të shekullit XX e sjellë prej vetë atij në një rrëfim të sinqertë dhe shumë origjinal. Të fshehtat dhe të pathënat për një artist të madh. Një libër interesant dhe që të mbush ditët e nxehta të verës. Një mundësi për të shijuar artin e vërtetë përmes gjuhës së autorit.

    6. A TË KAM FOLUR NDONJËHERË PËR ERËN E VERIUT dhe DALLGA E SHTATË – DANIEL GLATTAUER

    Dy romane që vijnë me një rrëfim të mrekullueshëm përmes një romance shumë origjinale që lind në komunikimin virtual përmes emalit. Edhe në kohën e rrjeteve sociale dhe komunikimit global, kur duket se ndjenja është strukur përballë teknologjisë që përparon për herë dhe më shumë, dashuria si një “dallgë e shtatë” shkatërron çdo kufi dhe pengesë dhe triumfon. Dy romane një një rrëfim tejet origjinal dhe shumë aktualë. Roman që sjell pranë gjeneratën e celularëve dhe atë të librave. Shumë të bukur për të kaluar kohën dhe ditët e verës në shoqërinë e personazheve të dashur dhe shumë simpatikë: Leo dhe Emi.

  • Falemnderit, gjate veres kam lexuar studimin e z. Ibrahim Berisha nga Prishtina me titullin “Vdeka e koloniwe’ , lib rin me kujtime te Rashid Krasniqit “Perjetime te imta” etj

  • “Ushtari i mirë Shvejk” nga Jerosllav Hashek (në anglisht) dhe “Balzaku” nga Stefan Cvajk.

    Në radhë pastaj vijnë “The call of the wild” nga Jack London dhe “The hound of the Baskervilles” nga A. Conan Doyle.

  • Pershendetje,

    Per momentim po lexoj, ose me more po i rikthehem shkrimtarit P Modiano me librin Dora Bruder. Po nuk se e konsideroj lexim vere. Nuk besoj ne ndarje te tilla.

    Lexoj cte te me terheqe…

    Ju falemnderit.

    Vere e mbare!

    -ervini

  • Mbarova se lexuari “Sekretet e nje jete mbreselenese”. Jua sugjeroj.
    Jam duke lexuar “vajza angleze”.

  • Përshëndetje ,

    kam kursyer libra gjate gjithe vitit per ti shijuar ne vere . aktualisht po lexoj Francis Scott Fitzgerald me “E magjishme eshte nata” ,për të vijuar më pas me D.H Lawrence me “Lady Chatterley’s Lover” . Kam mbyllur edhe “Terma humanitare si fjala bombardim” te Arlinda Gumes dhe ne listen e veres kam edhe nje liber te Jamie Ford ” il gusto proibito dello zenzero” dhe “zonja vdekje” e Charles Bukovski .
    Vitin e shkuar kam lexuar me teper por kete vit me duhet te pergatis edhe mikrotezen e masterit ne lidhje me vepren e Kongolit .

    faleminderit per emailin . kisha kohe pa ju pergjigjur dickaje te hajrit ☺
    kalofshi bukur , Arkidi

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >