1 Tetor, 2019

Një prift italian vjen me mision në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe lë pas një dorëshkrim. Ai rrëfen për Shqipërinë e asaj kohe, nga jeta e fshatarëve të varfër te ajo e sundimtarëve të familjes Bushatlliu.

Librin mund ta gjeni në librarinë tonë ose mund ta porosisni online këtu.

Një ndodhi e pazakontë e një prifti italian që zbarkon në Shqipërinë e kohës së pashallëqeve të mëdha dhe zbulon shtëpinë e Bushatllinjve të Shkodrës. Mbërritja e historisë te ne është akoma më e pazakontë. Pasi At Zef Pllumi e lexoi dorëshkrimin e kujtimeve të misionarit të shekullit të tetëmbëdhjetë në bibliotekën e françeskanëve kur ishte nxënës, ai u përpoq ta rigjente atë pas rënies së komunizmit. At Zef Pllumi nuk e gjeti dot kurrë dorëshkrimin, i cili ka humbur gjatë sekuestrimit të bibliotekës së françeskanëve nga ana e shtetit komunist në vitin 1945. Por ai shkroi gjithçka çfarë mbante mend në këtë libër, për të na zbuluar detaje mbresëlënëse. Një nga detajet, prifti merr këshillë të mbajë një pushtë të zhurmshme në Shqipëri për të trembur kërcënuesit. Ai merr gjithashtu këshillë të mos japë para borxh sepse nuk ia kthejnë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>