5 Tetor, 2019

Mbi Nacionalizmin, Një varje dhe Pse shkruaj, tri prej eseve më me ndikim të shkrimtarit britanik George Orwell vijnë në shqip nga Shtëpia e Librit me autorizim nga trashëgimtarët e Orwell.

Kopertina e botimit në anglisht të eseve të George Orwell

Shtëpia e Librit

George Orwell njihet sot si profeti që paralajmëroi njerëzimin nga rreziqet që mbart propaganda dhe dizinformimi për lirinë dhe demokracinë përmes romaneve 1984 dhe Ferma e Kafshëve. Megjithatë, për sa kohë ishte gjallë, Orwell ishte i njohur në veçanti për një numër të lartë esesh, të cilat patën ndikim të stërmadh në formimin e mendimit intelektual gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.

Orwell ka shkruar me qindra ese, ku ka shqyrtuar probleme politike, shoqërore apo letrare. Përzgjedhja e disa prej këtyre eseve për t’u sjellë në gjuhën shqipe ishte një punë aspak e lehtë.

Titulli: Tri ese: Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, Një varje
Gjinia: Ese
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2019
Fq. 64
Pesha: 0.060 kg
ISBN: 978-9928-4456-5-0
Kliko këtu për ta porositur

Eseja Mbi Nacionalizmin është botuar fillimisht në tetor të vitit 1945, kur Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar, Orwell e konceptoi këtë ese si një paralajmërim për popullin britanik për rrezikun e fodullëkut të elitave, por eseja u përkthye me shpejtësi në gjuhën frënge dhe u pa me vlerë për shumë vende të tjera të botës, duke hedhur themelet për mënyrën se si nacionalizmi analizohet dhe gjykohet që nga ajo kohë.

Pse shkruaj është një nga esetë më të njohura të Orwell, e botuar në vitin 1946, një ese ku ai tregon shumë për vetveten.

Një varje është një nga esetë më të hershme të Orwell dhe flet për kohën kur ai ishte polic në Burma, (sot Maimar).

Libri u botua në dhjetor 2019.

Gjithashtu nga Orwell: I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër

Librin mund ta gjeni në këto librari:

  1. Art’s Librari te Stacioni i Trenit. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
  2. Librari Adrion, Pallati i Kulturës [Harta]
  3. Librari 21 Dhjetori te 21 Dhjetori në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
  4. Librari Albania në Rrugën Sami Frashëri pranë bllokut. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
  5. Libraria Shtëpia e Librit [Kliko këtu për ta gjetur në hartë] hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri më 15.00.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>