15 Korrik, 2019

Kapitalizmi dhe Liria nga Milton Friedman

Milton Friedman është një ekonomist nobelist i shumëkritikuar si përgjegjës për një pjesë të madhe të krizës botërore që nisi në vitin 2008. Ai është gjithashtu një promovues i lirisë si dhe një ekonomist, vepra e së cilit ka një rol vendimtar në qeverisjen e përgjithshme të popujve në kohën tonë. Si i tillë, ai është një lexim i domosdoshëm.

Shtëpia e Librit

Milton Friedman (1912-2006) ishte ekonomisti që hodhi themelet e monetarizmit, një term që mund të ngjajë i pakuptueshëm për joekonomistët, por që është mirë të mësohet nga të gjithë.

Monetarizmi ishte teoria ekonomike e cila i bindi shtetet të krijojnë bankë qendrore të pavarur nga politika dhe të menaxhojnë ekonomitë e tyre përmes kontrollit të sasisë së parasë në qarkullim. Pak a shumë e gjithë jeta jonë si qenie ekonomike përcaktohet nga kjo teori. Interesat e kredive që paguajmë, interesat e kursimeve që mbajmë, niveli i përgjithshëm i çmimeve të mallrave që konsumojmë, fakti që kursi i këmbimit i shumë monedhave (përfshirë lekun) është i luhatshëm dhe i paparashikueshëm, këto të gjitha varen nga kjo teori.

Kapitalizmi dhe Liria është libri që Friedman botoi fillimisht në vitin 1964. Ky është libri që shiti gjysmë milioni kopje, një gjë jashtëzakonisht e pazakontë për një libër ekonomie.

Friedman bindi botën gjithashtu se universitetet duhet të bëhen me pagesë në mënyrë që numri i studentëve të rritet, se autostradat duhet të privatizohen në mënyrë që eficenca e tyre të rritet, se një monopol, nëse është i pashmangshëm, është më pak i dëmshëm nën pronësi private se sa në pronësi publike.

Ai besonte gjithashtu se sistemi i taksimit progresiv është joefikas, se të pasurit arrijnë ta shmangin taksimin progresiv për shkak se kanë para për konsulencë dhe për krijim skemash shmangieje fiskale dhe se për këtë arsye, bota do të jetë më mirë me taksë të sheshtë, e cila është krahasimisht më e thjeshtë për t’u menaxhuar.

Disa nga teoritë e Friedman shkaktuan kriza të thella. Kriza ekonomike dhe financiare botërore e vitit 2008 argumentohet gjerësisht se u shkaktua nga prirja e vendeve për të mos mbikëqyrur bankat me argumentin se tregjet private mund të funksionojnë më mirë pa kontrollin e shtetit.

Por paralelisht me këtë, analiza që Friedman i bëri inflacionit dhe deflacionit dhe stagflacionit ishin mjeti që vendet zgjodhën për të luftuar krizën e vitit 2008.

Ekonomisti bashkëhohor Robert Skidelsky, i cili është edhe një mbështetës i madh i John Maynard Keynes, argumenton në kohën tonë se Friedman, ndryshe nga sa perceptohet gjerësisht si mposhtës i Keynes, në fakt vetëm sa e plotësoi atë.

Friedman argumenton gjithashtu se në botën tonë nuk mund të ketë liri politike, për sa kohë ne nuk kemi liri ekonomike. Nëse shteti kontrollon të gjitha mjetet e prodhimit dhe prona private nuk ekziston dhe të gjitha vendet e punës përcaktohen nga pushteti politik, atëhere është e pamundur që të kesh liri politike.

Historia e ka demonstruar Friedman shumë herë thjeshtëzues me tepri i problemeve të botës, ashtu si edhe thellësisht të gabuar. Teoritë e tij mbi kuponët në arsim janë rrëzuar si të paarsyeshme edhe nga shumë liberalë të kohës sonë. Megjithatë, disa nga teoritë e tij vijojnë të mbeten shpjeguesit më të mirë të botës.

Këtu më poshtë janë disa nga fjalitë më të cituara të Friedman:

“Qeveritë nuk mësojnë kurrë, vetëm njerëzit mësojnë”.

“Zgjidhja që qeveria zakonisht i jep një problemi, është po aq e keqe sa vetë problemi”.

“Historia na sugjeron se kapitalizmi është një kusht i domosdoshëm për lirinë politike, por është e sigurt se nuk është një kusht i mjaftueshëm”.

Ky libër mund të porositet online këtu ose në libraritë kryesore të Tiranës.

Mund ta gjeni te:

1. Libraria “Tirana e Re” te rruga Abdyl Frashëri, [kliko këtu për ta gjetur në hartë]

2. Libraria te Myslym Shyri [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

3. Libraria “Tirana Times”, Rruga Andon Zako Çajupi. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

4. Librari Art’s te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

5. Librari Adrion, Pallati i Kulturës [Harta]

6. Librari Kuçuku, Rruga Frederik Shiroka [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

7. Te libraria Librat që duam, rruga Arkitekt Kasemi, (te Brryli) në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

8. Libraria Shtëpia e Librit [Kliko këtu për ta gjetur në hartë] hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri më 15.00.

9. Te libraria e Universitetit Europian të Tiranës [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

10. Në Tetovë në librarinë Nobel, Rruga Ilindenit 105. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

11. Librari 21 Dhjetori te 21 Dhjetori në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>