nga Admin

16 Nëntor, 2017

Pallati i Kongreseve Panairi i Librit

Nëse arrini ta vizitoni këtë vit Panairin e Librit 2017 atëherë po ju japim disa sugjerime për disa libra që  gjeni te stenda e shtëpisë botuese Pika pa Sipërfaqe në katin e dytë. Por mos harroni që nëse nuk jeni në Tiranë librat mund t’i porosisni në çdo moment direkt nga faqja jonë.

Kapitalizmi dhe Liria nga Milton FriedmanKapitalizmi dhe Liria nga Milton Friedman
Ekonomi/Filozofi
Botuar nga Shtëpia e Librit, 2017
Përktheu: Gjergj Erebara

I botuar fillimisht më 1962, Kapitalizmi dhe Liria u shit për më shumë se gjysmë milioni kopje në 18 gjuhë ndërsa rëndësia e këtij libri u rrit pavarësisht dekadave që kaluan nga publikimi.


Kushti postmodern, Jean-Francois LyotardKushti postmodern, Jean-Francois Lyotard
Filozofi
Botuar nga Pika pa Sipërfaqe, 2017
Përktheu: Orgest Azizi
Në këtë ese të famshme dhe me ndikim të thellë, Lyotard vëren fundin e tregimeve të mëdha (metatregimeve), duke sanksionuar kështu kalimin nga epoka moderne në atë postmoderne.

 


Hegjemonia kombëtare, Enis SulstarovaHegjemonia kombetare, Enis Sulstarova
Shkenca politike
Botuar nga Pika pa Sipërfaqe, 2017

Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, “Kombi dhe nacionalizmi”, përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.

 


Valis, Philip K. DickValis, Philip K. Dick
Roman
Botuar nga Pika pa Sipërfaqe, 2017
Përktheu: Ataol Kaso
Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>