18 Korrik, 2020

https://youtube.com/watch?v=t9c97OoEdSw

Në vitin 1942, trupat sovjetike që po mbronin qytetin e rrethuar të Leningradit (sot Shën Petersburg), morën një mision të çuditshëm. Detyra e tyre ishte që të shpartallonin një bateri topash gjermanë po për dëmin që po shkaktonin se sa për shkak të zhurmës. Ata ia dolën të heshtnin këtë bateri topash pak orë para se muzika të fillonte.

Megjithëse nën rrethim, orkestra filarmonike e qytetit pritej të luante në premierë Simfoninë e Shtatë të Dmitrij Shostakoviç, kompozitorit të famshëm sovjetik, simfonia e të cilit u bë një vepër frymëzuese në luftë si për Sovjetikët ashtu edhe për Amerikanët dhe Britanikët.

Vetë kompozitori ka shprehur se kur ndodhi pushtimi nazist, dhe gjermanët ishin tek portat e qytetit, ai shkroi me “një intensitet çnjerëzor, që nuk e kam arritur më kurrë”.

Simfonia është e gjatë – mbi 70 minuta, dhe Shostakoviç u detyrua të evakuohej gati me forcë nga qyteti në brendësi të vendit, për të përfunduar pjesën e saj të fundit. Ndërsa po e bënte këtë, qindra mijëra bashkatdhetarët e tij po vdisnin në Leningrad, në një një shfaqje horror të artilerisë, urisë, sëmundjes, etjes dhe kanibalizmit.

Në dhjetorin e vitit 1941, 2 vjet para se heqjes së rrethimit, dhe ndërsa trupat gjermane gjendeshin në portat e Moskës, Shostakoviç e përfundoi veprën e tij. Ironikisht, qytetarët e Leningradit dhe shumica e atyre në Bashkimit Sovjetik, nuk e dëgjuan Simfoninë, derisa ajo u transmetua drejtpërdrejti në Londër dhe Nju Jork.

Për mbulim, ishte dërguar një mikrofilm me pamjet e Rusisë së shkatërruar nga lufta. Tetë muaj pas përfundimit të saj, Simfonia e Leningradit u luajt për të mbijetuarit e rrethimit, të cilët do të duhej të duronin edhe 2 vite të tjera të tmerrshme të luftës. Shumë rusë pohuan se shfaqja e parë u dha guximin të vazhdonin të rezistonin, të paktën për njëfarë kohe.

Vepra ishte tepër popullore gjatë pjesës tjetër të dekadës, dhe arriti të simbolizonte jo vetëm qëndresën e Leningradit, por rezistencën e popullit sovjetik, i cili humbi mbi 25 milionë njerëz në atë luftës.

Në video është regjistrimi i kryer nga orkestra filarmonike e Leningradit në vitin 1953, drejtuar nga  Jevgenij Mravinskij.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>