14 Korrik, 2020

Shkrimtari John Steinbeck me qenin e tij padëll.

John Steinbeck ndjente se ishte pranë fundit të jetës së tij në vitin 1960, në moshën 58 vjeçare. Dhe ai kishte një dëshirë të fortë për të parë vendin e tij në një nivel personal, për shkak se ky ishte vendi në të cilin ai nxirrte jetesën si shkrimtar. Ai e bëri këtë udhëtim në një mënyrë shumë amerikane. Nën shoqërinë e qenit të tij padëll me emrin Çarli dhe me një rulot që shërbeu si banesë dhe mjet transporti për shumë muaj me radhë në një udhëtim që vijoi për më shumë se 16 mijë kilometra. Ai kapërceu një kontinent të tërë dy herë, një herë nga bregu i Atlantikut për në atë të Paqësorit dhe një herë të dytë në kthimin pas. Dhe ai na shpjegon se çfarë është një udhëtim në këtë fragment që po e sjellim këtu më poshtë:

“Sapo një plan udhëtimi hartohet, pajiset dhe vihet në udhë, një faktor i ri shfaqet dhe dominon. Një udhëtim, një safari, një eksplorim, është një entitet më vete, i ndryshëm nga të gjitha llojet e tjera të udhëtimeve.
Ai ka një personalitet, një temperament, një individualitet dhe është unik.
Një udhëtim është vetë një person; nuk ka dy të ngjashëm.
Dhe të gjitha planet, masat e sigurisë, kujdeset dhe shtrëngimet janë të kota. Ne gjejmë pas vitesh të tëra përpjekjeje se ne nuk bëjmë një udhëtim; Udhëtimi na bën ne.
Mjeshtrat e turneve, axhendave, rezervimeve, të fortë dhe të pashmangshëm, nxitojnë të fusin veten në rrënojat e personalitetit të udhëtimit. Vetëm kur kjo pranohet debatet mbyllen dhe udhëtimi mund të nisë. Pas kësaj të gjitha sikletet kapërcehen. Në këtë drejtim udhëtimi është si një martesë.
Rruga më e sigurt për ta pasur gabim është të mendosh se ti e ke atë nën kontroll”!
— Udhëtime me Çarlin: Në kërkim të Amerikës, John Steinbeck

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>