14 Korrik, 2020

222 faqe, 1200 lek

Dikush mund të thotë se askush nuk merr vesh nga dashuria, e madje, askush nuk ia ka haberin nga dashuria, nëse nuk ka lexuar romanin e Prustit mbi dashurinë e Suanit

Ky libër është pjesë e një serie monumentale të quajtur Në kërkim të kohës së humbur ndërsa fragmente të kësaj vepre janë botuar veçmas nën titulllin: Xhelozia

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden dhe, pasi ta përvetësosh, bëhet diçka nga e cila nuk torturohesh më. 

Por realiteti është i ndryshëm. Odeta është një grua profesioniste, zemërmirë, ambicioze dhe e pakomplikuar, e cila e do Suanin po aq sa ajo mund të dojë këdo tjetër. 

Kur dashuronte Suani është pjesë e kurikullave të shkollave ne Francë dhe shërben në një farë mënyre për të prezantuar shkrimtarin Proust me lexuesin. 

Proust njihet mes të tjerash për aftësinë e përshkrimit të muzikës me fjalë dhe përshkrime të detajuara të kryeveprave të artit pamor, gjë që e bën këtë libër një kryevepër.

Kujdes! Proust njihet si shkrintari i vështirë për t’u lexuar. Në këtë roman do të gjeni disa fjali që janë më shumë se një faqe të gjata. Kjo do të thotë që ju mund të merrni romanin Kur dashuronte Suani vetëm nëse jeni një lexues me kurajë. Ky libër është sjellë në shqip nga profesor Edmond Tupja.

Në shqip nga seria Në kërkim të kohës së humbur gjenden edhe romanet: Albertina e zhdukur, dhe Robinja, të dyja të shqipëruara nga Edit Dibra.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>