7 Maj, 2018

Shkrimtarja britanike Paula Hawkins vjen me një roman të ri misteri pas suksesit të jashtëzakonshëm të Vajza në Tren, botuar në shqip në vitin 2015. Romani i ri, Nën Ujë, është një vepër sfiduese për kritikët letrarë. Gazeta britanike The Guardian shkruan në vlerësimin për këtë libër se pavarësisht se zhanri i misterit në familje është i shumërrahur nga shkrimtarët e të gjithë botës sot, romani i ri i Hawkins arrin të mposhtë realitetin duke sjellë një histori plot surpriza.

Hapja e romanit Nën Ujë është tronditës: një grua e lidhur dhe e mbytur nga burra armiqësorë. Nuk është e qartë nëse ngjarja është historike apo bashkëkohore, por ndërsa faqet e para ecin, libri të mbërthen. Pas këtij incidenti dramatik fillon narrativa. Jules Abot kthehet në qytetin e lindjes pas asaj që duket se është vetëvrasje e motrës me të cilën nuk kishte shumë lidhje. Ajo nominalisht bëhet përgjegjëse për një mbesë adoleshente të cilën nuk e njeh si dhe të shtëpisë ku u zhvilluan ngjarjet që e ndanë me motrën…. Shpejt bëhet e qartë se në qytezën në dukje të qetë ka disa rryma trazuese… Lexo më shumë:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>