23 Shtator, 2013

ne-te-gjallet-ayn-randTitulli: Ne të gjallët
Origjinali: We the living
Gjinia: Roman
Autori: Ayn Rand
Shqipëroi: Saverina Pasho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 602
Pesha: 0.61 kg
ISBN: 978-9928-162-71-7

Mbi librin

Për romanin e saj të parë, “Ne të gjallët”, Ayn Rand – i ka thënë: “I ngjan një autobiografie më shumë se çdo gjë tjetër që do të shkruaj ndonjëherë. Fabula është stisur, mjedisi në sfond jo… Ngjarjet specifike në jetën e Kirës nuk janë të miat, por idetë, bindjet dhe vlerat e saj kanë qenë dhe do të mbeten të miat.”

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre. Tregon dashurinë e apasionuar të një gruaje të re, të ngritur si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar.

“Ne të gjallët” nuk është një histori politike, por është historia e burrave dhe e grave që janë përpjekur të mbijetojnë edhe pas parullave e flamujve të kuq. Është një përshkrim se çfarë u shkaktojnë ato parulla qenieve njerëzore, çfarë u ndodh atyre që ngrenë krye, çfarë u ndodh atyre që përkulen.

Mbi autoren

Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez – faire”. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>