8 Tetor, 2017

Titulli: Le të ulërijmë
Origjinali: Ensaio sobre a Lucidez
Gjinia: Roman
Autori: José Saramago
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq: 320
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-99943-0-304-5

Në ditën e zgjedhjeve në kryeqytet, po bie shi dhe pothuajse askush nuk e ka marrë mundimin të dalë nga shtëpia dhe të votojë. Politikanët janë shqetësuar. A duhet t’i organizojnë zgjedhjet një ditë tjetër? Rreth orës 3 pasdreke, shiu më në fund pushon. Papritur në orën katër, votuesit vrapojnë për te qendrat e votimit, a thua se janë urdhëruar që të votojnë.

Por kur numërohen votat, shumica e tyre janë të bardha. Qytetarët janë të rebeluar. Një gjendje e jashtëzakonshme deklarohet. Por a po tregohen autoritetet gjaknxehtë? Apo të verbër? Fjala verbëri risjell kujtime të tmerrshme të murtajës së verbërisë që pati goditur qytetin katër vjet më parë, dhe të njërës grua që pati shpëtuar duke mos u verbëruar. A mund të jetë ajo fajtore për votën e bardhë? Një inspektor policie merr përsipër të hetojë.

Ajo që fillon si  një satirë mbi qeveritë dhe në disa raste, efikasitetin e dyshimtë të sistemit demokratik, kthehet në diçka më të zymtë.

Romanin Le të Ulërijmë mund ta porosisni në dyqanin tonë online duke klikuar këtu

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>