30 Shtator, 2017

Disa letra të nxjerra në ankand nga kompania Sotheby zbulojnë se shkrimtari i madh pagoi para në mënyrë që lavdet për romanet e tij të  publikoheshin në faqet e para të gazetave franceze.

Shkrimtari francez Parcel Proust pagoi shuma të konsiderueshme për të marrë lavde për volimin e parë të romanit të tij shumë-volumësh “Në Kërkim të Kohës së Humbur”, zbulohet nga disa letra të shkruara nga autori.

Shkrimtari mësohet se porositi botuesin e vet për të kryer pagesat, duke i premtuar atij rimbursim, me kushtin që paguesi të fshihej sa më mirë e të mos mësohej kurrë. Shënimet e tij për botuesin u zbuluan rastësisht brenda një kopjeje jashtëzakonisht të rrallë të romanit “Mënyra e Suanit” kopje që pritet të shitet në ankand për rreth gjysmë milioni euro muajin e ardhshëm në Paris.

Shënimet e bëjnë të qartë se Proust e orkestroi operacionin vetë nga krevati i tij. Mësohet se ai pagoi 300 frang të kohës – rreth 1 mijë euro sot – për një referencë lavdëruese të romanit që duhej të botohej në faqen e parë të gazetës Le Figaro. Ai pagoi 660 franga të tjera për një shkrim tjetër më të gjatë dhe me më shumë lavde me autor nga një mik i tij, për publikim te faqja e parë e Journal Des Debats.

Që të dy artikujt qenë versione të redaktuara të kritikave sakaq plot lavde të mikut të tij piktor Jacques Émile-Blanche,,

Marcel Proust (1871-1922) qe një shkrimtar me pasuri të madhe familjare, i njohur më së shumti për romanin e tij monumental À la recherche du temps perdu (Në kërkim të kohës së humbur), i cili u publikua në shtatë volume mes viteve 1913 dhe 1927.

Në shqip gjenden dy vepra të tij: “Kur dashuronte Suani, shqipëruar nga Edmond Tupja dhe që konsiderohet si romani më mirë prezantues për Proust si dhe “Robinja publikuar së fundmi me shqipërim nga Edit Dibra.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>