nga Admin

20 Prill, 2018

Elefanti zhduket

Në librarinë tonë mund të gjeni librat e një prej autorëve japonezë bestseller, Haruki Murakami:

1. Kafka në breg

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t’i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh. Ndërsa Kafka largohet, po njësoj ndodh edhe me Nakatan, një djalosh i ri leshko, jeta e të cilit është trazuar nga një vrasje e tmerrshme dhe që pas një incidenti gjatë Luftës së Dytë Botërore ka fituar aftësinë të komunikojë me macet.

Kafka në breg

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/4119-kafka-ne-breg-haruki-murakami.html

2. E dashura ime Sputnik

Haruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese. Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren.

E dashura ime Sputnik

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/2659-e-dashura-ime-sputnik-haruki-murakami.html

3. Pylli Norvegjez

Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Pylli Norvegjez

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/1606-pylli-norvegjez-haruki-murakami.html

4. Kronikat e Zogut Kurdisës

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në “botën e ngushtë” të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje. Por jeta e tij do të ndryshojë pas telefonatës së rastësishme të një gruaje.

Kronikat e Zogut Kurdisës

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/1579-kronikat-e-zogut-kurdises-haruki-murakami.html

5. Në jug të kufirit, në perëndim të diellit

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/5825-ne-jug-te-kufirit-ne-perendim-te-diellit-haruki-murakami.html

6. Elefanti zhduket

“Elefanti zhduket” është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Elefanti zhduket

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/5926-elefanti-zhduket-haruki-murakami.html

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>