nga Admin

14 Prill, 2018

Më poshtë po rendisim një listë të shkurtër të botimeve më të fundit në fushën e filozofisë:

  1. Fetë e politikës

Sakralizimi i politikës, shkruan Gentile, ndodh sa herë që një entitet politik – kombi, demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kulti e adhurimi, dhe vendoset në qendër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5808-fete-e-politikes-emilio-gentile.html

2. Bazat e moralit

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë ndaj tjetrit.

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5875-baza-e-moralit-arthur-schopenhauer.html

 

3. Mbi të bukurën dhe të madhërishmen.

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme, Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/6073-mbi-te-bukuren-dhe-te-madherishmen-immanuel-kant.html

4. Vetja dhe tjetri

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një “diskutim filozofik” mbi këto tema dheautorë.

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5583-vetja-dhe-tjetri-vincent-descombes.html

 

5. Origjinat shoqërore të diktaturës dhe demokracisë

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste.

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5640-origjinat-shoqerore-te-diktatures-dhe-te-demokracise-barrington-moore-jr.html

 

6. Kushti post – modern

Në këtë ese të famshme dhe me ndikim të thellë, Lyotard vëren fundin e tregimeve të mëdha (metatregimeve), duke sanksionuar kështu kalimin nga epoka moderne në atë postmoderne.

 

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5725-kushti-postmodern-jean-francois-lyotard.html

7. Moderniteti i lëngët

Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë “të lëngët” është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/filozofia-sociologjia/5762-moderniteti-i-lenget-zygmunt-bauman.html

 

 

 

 

 

 

 

 

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>