nga Admin

26 Prill, 2018

Origjina, Dan Brown

Më poshtë po rendisim një listë të përmbledhur të titujve më të rinj që kanë mbërritur në librarinë tonë:

  1. Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”.

Origjina, Dan Brown

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/thriller/6064-origjina-dan-brown.html

2. Mbretëresha e festës së madhe, Adriana Trigiani

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës. Por ëndrrat e saj marrin një rrjedhë tjetër kur takon Renato Lanzarën, djalin e njëfamiljeje të mirënjohur në qytet.Ai është djalë i arsimuar, i pashëm dhe poet tërheqës, cilësi tërheqëse për vajzat…

Mbretëresha e festës së madhe, Adriana Trigiani

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6065-mbreteresha-e-festes-se-madhe-adriana-trigiani.html

3. Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/poezia/6066-premtimi-i-prushit-philippe-jaccottet.html

4. Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado.

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6083-indeksi-mesatar-i-lumturise-daniel-machado.html

5. Kaq shumë lumturi, Alice Munro

Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë te “Dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde.

Kaq shumë lumturi, Alice Munro

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/6087-kaq-shume-lumturi-alice-munro.html

6. Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Duke kapërcyer aq shënime…—pas një kalimi të papritur vënë në veprim nga një goditje me shkop në kokë, ndodh zgjimi i udhëtarit në Horë, “kërthizë e botës”, ku irrealiteti i pamjeve të botës “fizike” të Parajsës, të përshkruara nga autori me thekse poezie të lartë, gjen në realitet ngjashmëri të plotë në peisazhin, në vendet dhe në njerëzit, që, me gjithë të metat e tyre por edhe me virtytet e tyre, i mban të dashur.

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/poezi/6088-poema-arbereshe-zef-skiro-di-maxho.html

7. Alper Kamy, Alper Canigüz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. “Alper Kamy” është një vepër e përkorë, që gërsheton me mjeshtëri të pashoqe letërsinë policeske, fantastike dhe atë humoristike.

Alper Kamy, Alper Canigüz

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/bashkekohore/6089-alper-kamy-alper-caniguz.html

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>