Bashkëkohore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Ne jug te kufirit, ne perendim te diellit, Haruki Murakami Shfaq të madhe

Ne jug te kufirit, ne perendim te diellit, Haruki Murakami

Produkt i ri

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Më shumë detaje

Në gjendje

$10.14

-20%

$12.68

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Në jug të kufirit, në perëndim të diellit
Origjinali: Kokkyō no minami, taiyō no nishi
Gjinia: Roman
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Artan Kuçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2017
Fq. 208
Pesha: 0.254 kg.
ISBN: 978-9928-221-18-6

Mbilibrin

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Por edhe ai ka ndjesitë e tij të fajit, për shkak të tradhëtisë që i ka bërë dikur një mikeshës së tij të rinisë dhe një tjetër dashurie të humbur në moshë fare herët. Kjo jetë e qetë e tij, do të marrë një kthesë të fortë, kur në barin e xhazit do të shfaqet një mbrëmje Shimamoto, e dashura e tij e parë, ritakimi me të cilën do ta bëjë Haxhimentonë thuajse të marrosur, aq sa është gati t'i japë fund lumturisë së tij familjare.

Por gruaja e bukur, me të cilën ndjen sa ka qenë gjithë jetën i dashuruar, shfaqet dhe humbet në ditët e tij në mënyrë të pashpjegueshme, mu si fantomë që shkon dhe vjen nga askundi, dhe kjo do ta torturojë më shumë se gjithçka burrin e dashuruar.

Ky roman i Murakamit, si shumë rrëfime të tjera të tij, endet mes reales dhe surreales së mjedisit të njohur të prozës së tij, ajo është një histori me një intensitet të lartë rrëfimi, që i jep ndjenjës së dashurisë përbërjen fluide të gjërave që i ke dhe nuk i ke njëherësh.

Komente mbi librin

"Duket sikur Murakami derdh një forcë të padukshme në faqet e tij, një forcë që i tërheq personazhet e tij në veprime që i çon ata në vetëshkatërrim."

The New York Times

"Murakami është një zë me autoritet aq të butë dhe tërheqës, një ironik krejt i paqëllimtë, i cili di mjaftueshëm të shmangë banalitetin ku i duhet të eksplorojë."

The Guardian

Reviews

Write a review

Ne jug te kufirit, ne perendim te diellit, Haruki Murakami

Ne jug te kufirit, ne perendim te diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Libra të ngjashëm

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)