22 Janar, 2020

Profeti, kryevepra e Khalil Gibran

Ti ke Libanin tënd dhe dilemen e tij. Unë kam Libanin tim me bukurinë e tij të pakufishme.
Libani yt është arenë e politikës dhe problemeve të saj, ndërsa Libani im është i ndryshëm në gjithë bukurinë e tij.
Ti ke Libanin tënd me përleshje dhe programe, kurse unë kam Libanin tim me shpresa të ëndërruara . Ji pra i kënaqur me Libanin tënd, ashtu siç unë këndellem me Libanin e lirë të syrit tim.
Libani yt është një nyjë e ndërlikuar politike që koha përpiqet ta zgjidhë. Libani im është një varg malesh dhe kodrinash që nderueshëm e plot madhështi, drejt qiellit të kaltër ngrihen.
Libani yt është çështje e pazgjidhur ndërkombëtare që akoma kërkon zgjidhje. Libani im janë luginat në të cilat jehojnë tingujt e këmbanave të kishave dhe gurgullima e përrenjve.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>