19 Janar, 2020

Tabloja Këmbëngulja e memories (1931) nga Salvador Dali

Gjatë Ekspozitës Ndërkombëtare Surealiste të vitit 1936, e cila u mbajt në Londër, i ftuari i nderit ishte Salvador Dalí. Ai iu drejtua audiencës së tij të veshur më së miri duke mbajtur një kokore polumbarësh në kokë, dy qen me litar në njërën dorë dhe një shkol në dorën tjetër. Në mes të fjalimit, i penguar nga kokorja e polumbarit, artistit spanjoll filloi t’i merrej fryma dhe valëviti krahët për të kërkuar ndihmë. Audienca, e paprekur, supozoi se sjellja e tij ishte pjesë e aktrimit dhe jo realisht kërkesë për ndihmë për të shpëtuar nga mbytja. Legjenda artistike thotë se poeti surealist David Gascoyne në fund e shpëtoi Dalinë, i cili komentoi ngjarjen në këtë mënyrë: “Unë desha të tregoj se po zhytesha më thellë në mendjen njerëzore.” Dalia përfundoi fjalimin – ndërsa pamjet shoqëruese të fjalimit u prezantuan të përmbysura kokëposhtë, gjë që nuk habiti askënd.

Anektoda tregon elementët më absurdë apo bufonerikë të lëvizjes surealiste, e cila është e simbolizuar nga Dalia – i cili konsiderohet në një farë mase si një klloun nga estabilishmenti artistik i fillimit të shekullit të njëzetë. Por lëvizja artistike që mban këtë emër është në fakt shumë më e larmishme dhe përfshin shumë disiplina, stile dhe vende. Ajo ishte në forcë mes viteve 1924 dhe 1966.

Çfarë ështe surealizmi?

Themeluar nga poeti André Breton në Paris më 1024, Surealizmi ishte një lëvizje artistike dhe letrare. Ajo propozoi që Iluminizmi – lëvizja intelektuale që ndikoi shekujt e 17 dhe 18 dhe që mbështeste arsyen dhe individualizmin – pati shtypur cilësitë superiore të mendjes irracionale dhe të pavetëdijshme. Për rrjedhojë, qëllimi i surealizmit ishte që të çlironte mendimin, gjuhën dhe eksperiencën njerëzore nga kufizimet shtypëse të racionalizmit.

Breton pati studiuar mjekësi dhe psikiatri si dhe ishte shumë i ditur sa i përket shkrimeve psikanalitike të Sigmund Frojdit. Ai ishte në veçanti i interesuar për idenë se mendja e pavetëdijshme – e cila prodhonte ëndrra – ishte në fakt burim i krijueshmërisë artistike. Një marksist i devotshëm, Bretoni synoi gjithashtu që Surealizmi të bëhej një lëvizje revolucionare e aftë për të çliruar mendjet e masave nga rendi racional i shoqërisë. Por si mund ta realizonin ata këtë çlirim të mendjes njerëzore?

Automatizmi, një praktikë që është e ngjashme me shoqërimin e lirë apo me rrjedhën e vetëdijes, i dha surealistëve mjetet për të prodhuar vepra arti nga e pavetëdijshmja. Artisti surrealist André Masson përdori teknika të veçanta te tabloja Beteja e Peshqve (1926) për të dhënë një shembull të hershëm të pikturës automatike. Sa për fillim, Masson mori tutkall – një substancë ngjitëse që zakonisht përdoret si mbështetëse bazë në piktura – dhe e la atë të rrjedhë lirshëm nëpër sipërfaqen e kanavacës. Pastaj hodhi rërë mbi të, i la grimcat të ngjiteshin në mënyrë rastësore dhe luajti apo pikturoi përreth formave që dolën nga kjo. Artistët që përdorën metodat automatike përqafuan elementë të rastësores, shpesh me rezultate surprizë. Produkti final i Masson tregon dy peshq prehistorikë, dhëmbë që rrjedhin gjak, luftë në botën primitive: një demonstrim i pavetëdijshëm i dhunës së brendshme të natyrës.

Gjithsesi jo çdo surealist zgjodi të krijojë vetëm vepra të tilla abstrakte. Shumë Surealistë pranonin se përfaqësimi i pamjes aktuale të gjërave në botën fizike mund të tregojë për shikuesin në mënyrë më efektive lidhje me një realitte më të thellë dhe të pavetëdijshëm.  Artistët si Dali dhe piktori belg krijuan tablo hiper-realiste, vizione si ëndrra që janë dritare drejt një bote të çuditshme përtej jetës së zakonshme. Për shembull, La Clairvoyance (1936), nga René Magritte, në të cilin artisti pikturon një zë në fluturim ndërsa ai shikon te një vezë që qëndron mbi tavolinë, sugjeron një gjendje haluçinante apo arratisje ëndrre.

Clairvoyance (1936) René Magritte

Ikonat e Surealizmit

Megjithëse Surealizmi është me të vërtetë më shumë i asociuar me figura të tilla flambojante dhe shumë të njohura si Dalí, Breton rekrutoi një numër të gjerë artistësh dhe intelektualësh që sakaq ishin aktivë në Paris për të shkruar apo mbajtur ekspozita nën flamurin e tij.

Duke u mbështetur në traditën anti-racionale të Dadaizmit, Surealizmi kishte si anëtarë të vet figura të mëdha të dadaizmit, të tillë si Tristan Tzara, Francis Picabia, Jean Arp, Max Ernst, dhe Marcel Duchamp. Nga viti 1924, ky grup u shtua me artistë dhe figura të tjera letrare, përfshirë shkrimtarët Paul Éluard, Robert Desnos, Georges Bataille, dhe Antonin Artaud; piktorët Joan Miró dhe Yves Tanguy; skulptorët Alberto Giacometti dhe Meret Oppenheim; dhe kineastët René Clair, Jean Cocteau, dhe Luis Buñuel.

Por Breton ishte në mënyrë famëkeqe i paqëndrueshëm mbi kë pranonte në lëvizje dhe ai kishte edhe vesin e “shkishërimit” të anëtarëve për të cilët ndjente se nuk ndanin mendimin e tij të veçantë për Surealizmin. Për shembull, Desnos dhe Masson, u përzunë nga grupi nga Manifesti i dytë i Surealizmit më 1930 për mungesën e gadishmërisë së tyre për të mbështetur objektivat e tij politike. Bataille, mendimet e të cilit mbi Surealizmin dallonin shumë nga ato të Bteronit, u nda për të krijuar një grup më vete, Kolegjin e Sociologjisë, përmes të cilit ai publikoi gazeta dhe organizoi ekspozita përgjatë të gjithë viteve 1930.

Jeta e fshehte e Salvador Dalise, e treguar nga ai vete
Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm. Lexo me shume:

Surealizmi në Amerika

As an interëar movement beginning in Paris in the 1920s, Surrealism responded to a post-Ëorld Ëar I period that saë the sloë reconstruction of major French cities, the height of the French colonial empire abroad, and the rise of fascism across Europe.

Gjithsesi nga viti 1937, shumica e figurave madhore të Surealizmit ishin detyruar të largoheshin nga Europa për t’i shpëtuar persekutimit nazist. Tabloja Europa pas shiut II e Max Ernst reflekton këtë moment delikat me një vizion post-apokaliptik të krijuar në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Një vepër pjesërisht abstrakte e krijuar përmes “dekalkomanisë” – një teknikë që pikturon mbi xham dhe pastaj ngjesh xhamin pas tablosë për të lejuar mbetjen e elementëve rastësorë – Europa pas shiut sugjeron ndërtesa të bombarduara, trupa të njerëzve dhe kafshëve dhe formacione gjeologjike të gërryera pas një kataklizme të madhe.

Marrë nga Artsy

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>